9.1 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Zvicra nxjerr nga kazermat ushtrinë përballë CoVID-19

Bernë, 8 dhejtor -Task-forca Covid paralajmëroi mbingarkimin e spitaleve zvicerane. Nëse trendi i numrit të rasteve nuk shënon rënie, pragu kritik i 400 pacientëve në kujdesin intensiv mund të tejkalohet në dhjetor, tha anëtari i grupit të punës Urs Karrer në të njëjtën konferencë për media, njofton ATS/SDA, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Një maksimum prej 2500 anëtarëve të ushtrisë duhet të mbështesin spitalet në kujdes ose transport të pacientëve. « Anëtarët e ushtrisë vendosen me kërkesë të kantoneve, atëherë kur burimet e tyre civile janë të pamjaftueshme, » tha Këshilli Federal.

Ja kantone që tashmë kanë kërkuar ndihmën e armates zvicerane

Për shkak të numrit të madh të rasteve dhe situatës në spitale, Këshilli Federal nuk përjashton munësinë që që kantonet të arrijnë kufijtë me burimet e tyre në dispozicion. Ndaj, ai vendosi sot që shërbimit shëndetësor t’i ofrojë shërbimin e tretë të ndihmës, pas pranverës dhe vjeshtës 2020, deri në 2500 pjesëtarë të ushtrisë.

Megjithatë, kantonet nuk marrin thjesht mbështetje nga ushtria. Për më tepër, kantonet duhet të tregojnë në kërkesat e tyre se i kanë shteruar të gjitha mjetet dhe instrumentet civile, shkruan Këshilli Federal në një komunikatë. Konkretisht, kantonet duhet të kenë kërkuar tashmë ndihmë nga mbrojtja civile, shërbimi në komunitet dhe brigada e zjarrfikësve.

Task-forca Covid paralajmëroi mbingarkimin e spitaleve zvicerane. Nëse trendi i numrit të rasteve nuk shënon rënie, pragu kritik i 400 pacientëve në kujdesin intensiv mund të tejkalohet në dhjetor, tha anëtari i grupit të punës Urs Karrer në të njëjtën konferencë për media.

Një maksimum prej 2500 anëtarëve të ushtrisë duhet të mbështesin spitalet në kujdes ose transport të pacientëve.

« Anëtarët e ushtrisë vendosen me kërkesë të kantoneve, atëherë kur burimet e tyre civile janë të pamjaftueshme, » tha Këshilli Federal.

Për shkak të numrit të madh të rasteve dhe situatës në spitale, Këshilli Federal nuk përjashton munësinë që që kantonet të arrijnë kufijtë me burimet e tyre në dispozicion. Ndaj, ai vendosi sot që shërbimit shëndetësor t’i ofrojë shërbimin e tretë të ndihmës, pas pranverës dhe vjeshtës 2020, deri në 2500 pjesëtarë të ushtrisë.

Megjithatë, kantonet nuk marrin thjesht mbështetje nga ushtria. Për më tepër, kantonet duhet të tregojnë në kërkesat e tyre se i kanë shteruar të gjitha mjetet dhe instrumentet civile, shkruan Këshilli Federal në një komunikatë. Konkretisht, kantonet duhet të kenë kërkuar tashmë ndihmë nga mbrojtja civile, shërbimi në komunitet dhe brigada e zjarrfikësve.

Deri më tani, tre kantone – Jura, Neuchâtel dhe Valais – i kanë kërkuar ushtrisë mbështetje, konfirmoi një zëdhënës i ushtrisë per agjencinë e lajmeve zvicerane ATS/SDA.

Kjo vlen edhe për sektorin privat, pasi Këshilli Federal shkruan: “Ndër të tjera, duhet të sigurohet prova se nuk mund të rekrutohet staf shtesë në tregun e punës, se mundësia për të punësuar të papunët është ezauruar dhe se studentët e mjekësisë si dhe samaritanët janë lodhur dhe vullnetarë të tjerë nuk janë më në dispozicion. » Gjithashtu, duhet të tregohet se objektet e tjera shëndetësore nuk mund të përballojnë pacientët dhe se ndërhyrjet që nuk janë urgjente mjekësore shtyhen.

Parlamenti duhet të miratojë rezolutën

Shërbimet mbështetëse të ushtrisë ofrohen kryesisht nga formacionet që janë në kursin e rifreskimit, nga disa vullnetarë me përgatitje mjekësore dhe nga shërbyes mjekësorë. Nëse kërkesa tejkalon stokun e disponueshëm të specialistëve mjekësorë, mund të jetë e nevojshme vendosja e formacioneve që nuk shërbejnë me një nivel të lartë gatishmërie, tha ai. Kjo nuk do të përfshijë asnjë person që punon në shërbimin civil shëndetësor dhe ka nevojë atje.

Vendimi i Këshillit Federal është i vlefshëm deri më 31 mars 2022. Duke qenë se shërbimi i ndihmës zgjat më shumë se tre javë, ai duhet të miratohet nga Asambleja Federale. Për këtë, Këshilli Federal do t’i drejtohet me kërkesë parlamentit.

Derniers articles

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) në Bilaç të Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...

Pacolli me akuza të rënda: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin, të përfshirë eksponentë të lartë të saj

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk...