13.1 C
Berne
lundi 13/05/2024

Tensionet valutore / Kosova ndalon dinarin e Miloshevicit, reagon BE edhe pse eshte pajtuar që euro të përdoret ne rajon. BE duhet te percaktohet e don Kosovën në Evropë apo me Rusinë, siq pretendon Serbia?!

Prishtinë, Bruksel, 29 janar  -Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e transaksioneve. Pamvfrersisht se BE kishte rene dakierd për bveniene  eruos ne Kosovë, tash  ërkon rishqyrtim të vendimit për dinarin. Ndersa, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të mërkurën që Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës », ka thëne Bislimi

Sipas nenit 11 të Kushtetutës, « në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme ». Kjo rregullore parashihet të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

BE kërkon rishqyrtim të vendimit për dinarin, Bislimi thotë që Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi

Lidhur me tensionet valutore mes Kosovës dhe Serbisë jane marrur edhe mediat evropiane sikur sot edhe ato zvicerane. Sipas tyre « pesë vende perëndimore, kresisht anetare te BE-së,  të dielën u bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë rregulloret e reja që do të njohin vetëm euron, duke përjashtuar dinarin serb, për transaksionet me para në dorë. Ata i frikësohen ndikimit të këtij vendimi në jetën e përditshme të serbëve që jetojnë veçanërisht në veri të vendit, njoftoi ambasada amerikane në Prishtinë. Javën e kaluar banka qendrore në Prishtinë njoftoi se nga 1 shkurti në vend do të lejohen vetëm euro për para të gatshme dhe pagesa elektronike… »

Përafërsisht 100,000 serbë të Kosovës, të përqendruar kryesisht në veri të Kosovës rreth qytetit të Mitrovicës, jetojnë gjithashtu në rreth dhjetë enklava me shumicë serbe, ku autoritetet kosovare ndonjëherë kanë pasur vështirësi në zbatimin e vendimeve të tyre. Në këto zona, banorët serbë zakonisht përdorin dinarin serb për shlyerje me para në dorë.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara theksuan se ky vendim i Bankës Qendrore të Kosovës ngriti “shqetësime për ndikimin e tij në komunitetet shumicë serbe” që jetojnë në Kosovë.

Një periudhë më e gjatë tranzicioni « Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregulloreve në veçanti në shkollat ​​dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm në këtë kohë, » sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga ambasada amerikane. “Rregullorja do të ketë gjithashtu një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa (dhe) ndihmë financiare nga Serbia”, thuhet në deklaratë, citon gazeta Le Canton27.ch 

Pesë vendet anëtare të NATO-s kanë treguar gjithashtu se kanë pasur “një shkëmbim” të premten me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Pesë vendet “bëjnë thirrje për pezullimin e hyrjes në fuqi të rregulloreve për të lejuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe komunikim të qartë dhe efektiv publik”.

Derniers articles