0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Shqiptari nga Kosova furet në Francë, pasi refuzoi të hypte në aeroplanin për Prishtinë

Bordeaux, 15 dhjetor -Një burrë nga Kosova eshte vetëvar sot në burgjet e gjykatës (podrum) së Bordeaux edhe pse viktima ishte gati të deportohej në vendin e origjinës. Ngjarja tragjike ka ndodhur me 15 dhjetor te ketij viti, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27., duke ju referuar burimeve te policise franceze.

Kosovari  41-vjeçar u gjet i varur në burgjet e gjykatës. Viktima ishte me origjine nga Kosovare, thuhet se ka « kryer vetëvrasje », i cili kishte refuzuar  të riatdhesohej në Kosovën e tij. Dy ditë më parë, burri kishte refuzuar të hypte në një fluturim me aeroplan drejt Prishtinës. Ai ishte i zhgënjyer me Kosoven e viteve te fundit i cili e kishte lene pesëmbëdhjetë vite më parë. Mesohet se 15 anetare te fmaljes ju kishin vrare atij gjate luftes.

Një jetë e thyer

Me të mbërritur në Francë me vëllain e tij për t’i shpëtuar luftës në Jugosllavi, kosovari nuk arriti kurrë të integrohet, thotë avokati i tij i caktuar nga gjykata edhe pse e fliste mirë frëngjishten. Përballë dështimit të shërbimeve në fjalë, pasi brenda gjykatës mund të ketë ndodhur një vetëvrasje, u sekuestrua Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare (IGPN) për hetim të brendshëm.

Derniers articles