2.8 C
Berne
lundi 9/12/2024

Ministri i shendetesise Alain Berset: 3 milionë vaksina Zvicra për vendet e varfura. A do te përfitojne Kosova dhe Shqiperia?

Keshilltari Federal (Ministri)  i Shëndetësisë, Alain Berset, thotë se Zvicra do të dhurojë 3 milionë doza të vaksinës AstraZeneca nga programi ndërkombëtar Covax, per te nidhjmuar vendet e varfura. Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch autoritetet helvetike ne Berne kane marrur nje leter nga Shoqata e Mjekeve shqiptare ne Evropë, ku kerkohet qe edhe Kosova dhe Shqiperia te futet ne këte program.

Zvicra ka porositur doza të mjaftueshme të vaksinës Covid-19 për vitin 2021. Një pjesë e vaksinave të porositura nga AstraZeneca mund të vihen në dispozicion të iniciativës Covax.

Covid-19 – Zvicër: Vaksinat AstraZeneca për programin Covax

Kështu 3 milion nga 5.4 milion doza të porositura mund të ndahen në programin ndërkombëtar të vaksinimit anti-Covid Covax, tha në konfrencen per shtyp Ministri i Shëndetësisë Alain Berset. Zvicra kështu mund të kontribuojë në zbutjen e pandemisë në nivelin global, por ende nuk është marrë ndonjë vendim në këtë drejtim, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Konfederata ka lidhur kontrata me pesë prodhues: Moderna, Pfizer / BioNTech, AstraZeneca, Curevac dhe Novavax. Kantonet aktualisht përdorin produkte nga Moderna dhe Pfizer / BioNTech. Autorizimet për vaksinat e tjera janë ende në pritje.

Këshilli Federal ka miratuar gjithashtu strategjinë e furnizimit të vaksinave për vitin 2022. Ai dëshiron të jetë gati për fushata të reja vaksinimi nëse është e nevojshme dhe mutacione të reja në virus. « Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përkeqësimin e situatës, » kujton Berset.

Derniers articles