Gjenevë /UEFA, 3 shtator -Në intervistën e fundit te Michel Patinit me gazetarin e njohur Nefal Maliqi, gazeta i vetem shqipar te akredituar ne UEFA aio flet per rrugëtimi i një prej njerëzve më të fuqishëm të futbollit evropian me Kosovën – nga skepticizmi i vitit 2008 te mbështetja për anëtarësimin në UEFA dhe roli i Fadil Vokrrit në këtë histori, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch nga selia e UEFA-s
Në vitin 2008 Platini ishte skeptik për anëtarësimin e Kosovës, ndërsa në 2014–2016 ai u përfshi në bisedimet që çuan drejt pranimit të Kosovës në UEFA.
Michel Platini kërkon kokën e Infantino-s – lufta për pushtetin në FIFA hyn në fazën vendimtare
Nga lufta personale mes dy ish-zyrtarëve të UEFA-s te përplasja e hapur FIFA–UEFA: Michel Platini kërkon largimin e Gianni Infantino-s, ndërsa UEFA po përgatit një ankesë penale në Zvicër. Në sfond qëndrojnë miliardat e Botërorit, projekti i dështuar FIFA Forward Enterprise dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
marrëdhënia e Platinisë me Kosovën nuk ka qenë lineare. Në fillim ai mbajti një qëndrim shumë strikt kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA, por më vonë, gjatë presidencës së tij, ndodhi kthesa që çoi drejt pranimit të Kosovës.
Në vitin 2008 Platini ishte shumë i prerë për Kosovën
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 12 nëntor 2008, Platini deklaroi se Kosova nuk mund të anëtarësohej në UEFA pa qenë anëtare e OKB-së.
Ai tha, në thelb, se UEFA dhe FIFA “nuk merren me politikë” dhe se rregullat nuk lejonin pranimin e Kosovës për sa kohë ajo nuk ishte anëtare e OKB-së.
Kjo është shumë interesante sepse më vonë vetë Platini do të luante rol në ndryshimin e situatës.
Por në vitin 2014 ndodhi diçka shumë interesante
Në shkurt 2014, Platini dhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, u takuan në mënyrë konfidenciale në Tiranë me Fadil Vokrrin dhe përfaqësues të futbollit kosovar.
Sipas Inside World Football, takimi u zhvillua në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tema kryesore ishte e ardhmja ndërkombëtare e futbollit kosovar.
Pra, nga: “Kosova nuk mund të hyjë në UEFA pa OKB-në” deri tek: “Si mund ta fusim Kosovën në UEFA?” Kjo është një kthesë shumë e rëndësishme.
Fadil Vokrri e kishte takuar personalisht Platininë
Në mars 2015, ministria e Kulturës dhe Sportit e Kosovës njoftonte se Fadil Vokrri kishte zhvilluar takim me Michel Platinisë dhe se Platini kishte premtuar se viti 2016 do të shënonte fundin e izolimit të futbollit kosovar.
Dhe pikërisht kjo ndodhi. Në maj 2016, Kosova u pranua në UEFA, ndërsa më pas edhe në FIFA. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së Platinisë me Kosovën. Me 5 nëntor 2008 ne nje shrkim te gazetari shqiptar me titull: “President Platini: ‘çlirojeni’ Kosovën! » qysh ne at Kohe Platini kishte folur me fjalë pozitive për Kosovne dhe Shqipërinë.
Kjo tregon se Platini kishte kontakte të hershme me gazetarin shqiptarë shumë përpara se Kosova të pranohej në UEFA cka don t ethote se lobimi kihste filuar shume heret dhjete apo 15 vite me heret se te antreshet ne UEFA, ka sgkruar gezeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
