Nga lufta personale mes dy ish-zyrtarëve të UEFA-s te përplasja e hapur FIFA–UEFA: Michel Platini kërkon largimin e Gianni Infantino-s, ndërsa UEFA po përgatit një ankesë penale në Zvicër. Në sfond qëndrojnë miliardat e Botërorit, projekti i dështuar FIFA Forward Enterprise dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2027
GJENEVË – Lufta për pushtetin në futbollin botëror ka hyrë në një fazë të re dhe këtë herë goditja vjen nga një prej figurave më të njohura të historisë së futbollit evropian.
Platini rikthehet në skenë. Pse Michel Platini bën thirrje për largimin e patronit te FIFA-s Gianni Infantino ?
Në këtë moment shfaqet përsëri Michel Platini. Njeriu që një dekadë më parë ishte favorit për të drejtuar FIFA-n dhe që u largua nga gara pas skandalit të pagesës së vitit 2011, sot kërkon largimin e njeriut që përfundimisht mori postin që ai synonte.
Kjo e bën konfliktin jashtëzakonisht personal. Por edhe politik. Sepse Platini nuk po flet më vetëm në emër të vetes.
Ai po sulmon një sistem drejtimi që kundërshtarët e Infantino-s e konsiderojnë gjithnjë e më të centralizuar. Dhe pikërisht këtu bashkohet beteja e tij personale me pakënaqësinë e UEFA-s.
Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s dhe një prej kandidatëve më të fortë për të drejtuar FIFA-n në vitin 2016, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino.
“Infantino duhet të largohet”, deklaroi Platini në një intervistë për Canal+, duke akuzuar presidentin e FIFA-s se ka dështuar në detyrën e tij si garantues i rregullave të futbollit.
Michel Platini a estimé dimanche sur Canal+ que le patron de la FIFA, Gianni Infantino, «doit partir». Selon l’ex-président de l’UEFA, le Valaisan n’a pas «respecté les règles» du football.
«Les affaires économiques sont une chose, mais je pense qu’Infantino a failli parce qu’il est le garant des règles du jeu et il ne les a pas respectées. Les pauses publicités (les pauses fraîcheur systématisées durant le Mondial 2026) ne sont pas dans les règlements, la mi-temps de la finale à trente minutes, ce n’est pas dans le règlement», a expliqué Platini.
Por deklarata e Platinisë nuk është thjesht një kritikë e një legjende të futbollit ndaj drejtuesit të FIFA-s. Ajo vjen në një moment kur Infantino ndodhet përballë një prej krizave më të mëdha të presidencës së tij.
Në prapaskenë është një luftë për kontrollin e miliardave të futbollit botëror.
Nga bashkëpunëtorë në rivalë Historia e konfliktit Platini–Infantino nuk filloi këtë verë.
Për rreth gjashtë vjet, të dy punuan në UEFA. Platini ishte president, ndërsa Infantino mbante postin e sekretarit të përgjithshëm. Marrëdhënia ndryshoi rrënjësisht në vitin 2015.
Në atë kohë, Platini konsiderohej një prej favoritëve kryesorë për të pasuar Sepp Blatterin në krye të FIFA-s. Por një hetim etik lidhur me një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane, të bërë nga Blatter te Platini në vitin 2011, e nxori francezin nga gara.
