5.3 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Shoqata e Inxhinierëve të Zvicrës vizite pune ne Prishtinë. Zyrtarizohet bashkëpunimi me  Ministrine e Ekonomisë

Prishtinë, 10 mars- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës (AES) në fushat e energjisë së ripërtërishme, trajnimit e aftësimit profesional dual, minierave, riciklimit të mbeturinave, infrastrukturës energjetike, si dhe transportit hekurudhor, njofton nga Prishitna korrespendenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sot në takimin e punës me përfaqësuesit e Shoqatës të Inxhinierëve të Zvicrës (AES) kanë marrë pjesë edhe Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, përfaqësues të Kabinetit të Ministres dhe ME-së, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përfaqësues të kabineteve të ministrave Nagavci e Aliu, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të lartë të Trepçës, Infrakosit, Trainkosit e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.

Shoqata e Inxhinierëve të Zvicrës gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë do t’i vizitojë të tri këto ndërmarrje për të parë nga afër punën e sfidat e tyre. Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, ky bashkëpunim ka filluar në fillim të ketij viti gjatë vizitës së përbashkët të Ministres Rizvanolli me Kryeministrin Albin Kurti në Zvicër, ku janë takuar edhe me Shoqatën e Inxhinierëve.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Inxhinierëve kanë falënderuar Ministren që për herë të parë u është dhënë mundësia të japin kontributin e tyre profesional në Kosovë. Ministrja Rizvanolli i ka falënderuar për dedikimin e gatishmërinë e tyre për të shtyrë para zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ka shtuar që është plotësisht e bindur që rezultatet e prekshme nga ky bashkëpunim do t’i shohim shumë shpejt.

Derniers articles

Policia zvicerane në akison, sërish arreston 10 shqiptarë dhe serbë në klube të nates

Bernë, 26 prill -Gjatë një bastisjeje në një klub në Sennwald SG, policia kantonale e St. Gallen arreston dhejte persona, përfshirë drejtorin menaxhues. Të...

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) nga Bilaçi u Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...