13.1 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Qindra shqiptare nga Zvicra dhe diaspora, të gatshëm të shkojnë vullnetare në Kosovë të veshin uniformen përballë Serbisë

Berne 12 dhjetor -Diaspora kosovare te gatshem te mobilizohen. Njerën këmbë në Evropë e tjetren në Kosovë. Mbi dy mijë shqiptarë, vullnetarë nga diaspora shqiptare, qindra nga Zvicra të gatshëm të shkojnë në Kosovë, nese e kërkon qeveria kosovare, për ta mbrojtur vendin nga ndonje invazion eventual nga Serbia, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Lë Canton27.ch, duke ju referuar deklaratave te shqiptareve ne Zvicer dhe diaspore

Diteve te fundit situata eshte mjaft e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, pas provokimeve dhe sulmeve te nepasnjehsme te bandave kriminale serbe ne Veri te Kosovës te cilet gjate uikendit te fundit kane sulmuar policine e Kosoves dhe ate nderkombëtare (EULEX-in).
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka kërcënuar me sjelljen e një mijë forcave ushtarake serbe në Kosovës. Kurti ka thënë se Kosova nuk kërkon konflikt, por territorin e saj do ta mbrojë me vendosmëri dhe forcë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e cila percjell edhe mesazhe dhe reagime nga insitucionet vendore, nderkombëtare në rajon dhe diaspora kosovare ne Zvicër.

Sikur BE, SHBA dhe NATO edhe Berna fton palën serbe dhe kosovare për qetësi dhe dialog. Ja cfare thotë shefi i diplomacise helvetike z.Ingazo Cassis për gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Aucune description disponible.

Për situten e tensionuar lajme te mira nuk sjellin nga rajoni as mediat zvicerane, gjendje kjo e cila ka shqetesuar pa masë edhe komunitetin kosovare ne Zvicer numri i te cileve sillet rreth 300 mije.

Lidhur me situaten e tensionuar ne Kosovë ditëve te fundit kane reaguar pos insitucioneve vendore edhe ato nderkombëtare (NATO, ambasada Amerikane, EULEX, KFOR dhe BE) te cilat kane ftuar palët te permbahen nga provokimet dhe te ulen ne tavolinen e bisedimeve per te zgjidhur mosmarrëveshjet, perderisa njera tjetren e akuzon për “destabilitet” te rajonit. Edhe autoritetet zvicerane sa here kane folur për mosmarrëveshjet mes Kosoves dhe Serbisë, kane kërkuar nga palet qe problemet t’i zgjedhin ne tavolinen e bisedimeve.

“Zvicra mbështet procesin e dialogut ne Bruksel te udhëhequr nga BE-ja dhe përkrah një proces efektiv dhe të qëndrueshëm paqeje, duke nxitur besimin dhe fiqnjesi te mire mes palëve ne rajoin. Nu ka alternative tjeter pos vazhimit te procesit te dialogut ne Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës. Gjendja ne rajon eshte shqetsuese dhe e papranueshme, prandaj kjo sitauate e brisht ka bere që misioni i ushtareve tane të Swisscoy-it ta vazhdoje deri ne vitin 2026..” ka deklaruar shefi i diplomacise helvetike z.Ingazo Casais (DFAE) i pyetur nga redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch per dialgun e Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë dite me pare gjatë një dreke pune ne Bernë me presidentin dhe gazetaret boteror.

Sot po behen nje vit qe kur në veri të Kosovës po mbretëron nje situata e brishtë, tejet e tensionuar, nga shtatori i vitit te kaluar, kur nis invasioni rus ne Ukrainë, kur u pane avione serbe luftarak (MIG) ne kufirin Kosove-Serbi Qeveria serbe viteve te fundit nuk njeh tabelat e Kosovës dhe cdo veture e Kosoves qe hyne ne Serbi i heqen tabelat, duke i vënë ato serbe. Ne pergjigje te kesaj politike, Qeveria e Kosova ka vepruar konform reciprocitetit dhe marrëveshjeve në Bruksel duke vepruar sikur autoritetet e Beogradit.

Beogradi kercnon Kosoven me invasion te 1000 ushtareve serbe ne Kosovë, kurse diaspora shqiptare për 24 ore me 2000 vullnetare për te mbrojtur Kosovën

Autortitetet serbe nga Beogradi kane kercnuar se ditgeve te ardhshme jane te gatshem te hyjne ne Kosovë me 1000 froca serbe , siq thone ata per te « mbrojtur » serbet ne Kosovë. Shefi ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë..

Aucune description disponible.Se a do mund të kete ndonje konflikt ne Veri te Kosovës, nëse palet (Prishtina dhe Beogradi) nuk merren vesh për cka në Beograd dhe Prishtine tashme po kercnojne dhe po flasin për «lufte»? Lidhur me kete z. Peter Stano zëdhenës i BE-së për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ka deklaruar se «Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të nxisin një mjedis të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të tyre. Kjo është thelbësore për të arritur një marrëveshje globale, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Retorika e luftës dhe e konfrontimit është kundërproduktive dhe jo në frymën evropiane…»

Ndryshe, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, due akzuar presodemntin serbe Aleksander Vucic. Trajkoviq ka thënë se serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët. “Më kot po përpiqesh të më trembësh Aleksandar Vuçiq.Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, ky tensionim i situates ne Kosovë me Serbine dhe nodnje konflikt eventual qe ka shkaktuar panike dhe frike mund te provokoj një eksod te madh, te mijera emigranteve ne drejtim te Zvicres dhe vendet tjera të BE-së

Ja cfare thone kosovaret ne Zvicër: Nëse Qeveria, shteti na fton, ne jemi te gatshëm të veshim uniformë përballë Serbisë!..

Aucune description disponible.Diaspora sy e vesh kah Kosova. Po percjell situaten ne cdo minute. Ata nuk mund te qëndrojne duarkryq përballë kesaj situate. Po presin vetem nje fjale nga Prishtina me u vesh. Kur fjalet hargjohen, kur dialogu nuk funksionon e provokimet vazhdojne mund te pritet me e keqja, kane thene mergimtaret ne Zvicër për gazeten Le Canton27.ch te cilet shprehen kundër luftes e cila ju kishte imponuar ne vitin 1999.

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga shoqatat e asociacioneve të komuniteti shqiptar ne perendim dhe Zvicër ka mësuar se mbi dy mije shqiptarë vullnetare nga diapsora janë të gatshme t’i përgjigjen ftesës se institucioneve te Prishtinës për mbrojtjen e integritetit të Kosovës. Këta vullnetarë nga Zvicra, pjesa dërmuese janë nga Kosova, por ka edhe mërgimtarë nga Maqedonia Veriore, Lugina e Presheves (Serbia) dhe Shqipëria.

Memetali Arifi nga Gjeneva: Ne si shqiptar te kantonit të Gjeneves, padyshim jemi te shqetesuar dhe shprehim keqardhje per situaten momentale. Jemi shumë te brengosur pèer ven dlindjens e atje kemi famlijet. DSuketr Serbia nuk mopri mesim nga viti 1999. Sidoqfte nese Serbia vazhjdon me provokime sulme fzike siq gjaujten polcine tone dhe te Eulewx-it, apo me kercnime orale se do te hyn ene Kosov eme 1000 ushtare, dipasorta e paaaljmeron Beogradit se vetem nga diapsra per 48 ore i keni ne Kosove 2000 vullnetare per te ruajtur integritetin e vendit nese rikthehet Serbia. Jemi te gatshem t’i përgjigjemi agresorit ne te gjitha format, fillimisht duke i dhene prioritet e dialogut po nese nuk eshte i gatshem, ne dime edhe ndryshe t’i përgjigjemi.

Nushe Tafilaj : Po të isha mashkull, sot do të isha nisur për Kosovë!..

Aucune description disponible.Nushe Tafilaj nga Cyrihu: Une jam në gjendje gjdo gje qe kam mundësi dhe mundem pa kursy fare, madje as femit dhe familjen time të jap për vendin tim dhe popullin tim, nese na thërret vendlindja apo Qeveria jone. Te isha mashkull sot do nisesha për Kosovë. Ne jemi te gatshem t’i pergjigjemi atdheut ne cdo kohe. Keshtu nuk mendoj vetem une, poredhe mbi 70% të diaspores shqiptare pa marrë parasysh se nga jane ata nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Presheves apo nga shqiptaret e Maqedonise së Veriore.

Naim Avdyli nga St.Galen: Jemi tejet të brengosur mbi zhvillimet dramatike me situaten në Veri të Kosovë me provokimet e shtetit serb. Po nga ana tjeter jemi krenarë me qeverin e kosovesë dhe Kryeministrin Albin Kurtin qe bashke me SHBA-te me miqte tjere nderkombëtar deri tash kane mengajura shume mire gjendjen, duek u shmangur provokimeve serbe. Por, mendimi im personal ashtë nëse situata në Veri rrezikohet prej bandave kriminele paramilitare e ushtarake serbe ne mergata shqiptare në mbarë boten do t’i përgjigjen masovikisht siqë ju ka pergjigjur ne vitin 1999.


Aucune description disponible.Besnik Benz nga Gjeneva:
Une dhe djalim im jem te gatshme te shkojme ne sherbim te atdheut qe na ka rritur dhe shkolluar

Haqif Haziri nga Cyrihu: Po ku mund serbia dhe guxon te luftoj me shqiptar. Nje sulm eventual i Serbise ne Kosovë, ne do t’i përghigjemi te gjithsesi si nje komb..Une per vete me dy djemt do jem i gatshem ne cdo kohe… »

Shkelzen Demahasaj nga Gjeneva: Luftën askush nuk do donë, por nese na imponon Serbia si ne vitin 1999 nuk na mbetet rrugë tjetër vecse të mbrojmë vendin tonë ashtu sic veprojne të gjithë popujt e civilizuar. Ashtu sic ka vepruar populli i Ukrainës, ashtu do veprojme edhe ne… »

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe se ata duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe «regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i cili i financon dhe kërkon luftë”.

Keshtu NATO, KFOR, Eulex, BE dhe ambasada amerikane kane reaguar dhe denuar provokimet dhe sulmet e bandave kriminale serbe ndaj policise vdendore dhe dnerkombëtare, meqe rast kane plagosur nje policë. Gjendja e nxehte, ka bëre qe te reagon komunitei nderkombëtar dke kerkuar nga palet të permbahen, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne anen tjeter qe 20 vite nje komunitet shqiptar (në Jug të Serbisë: Medvegjë, Bujanoc dhe Presheve) në kufi me Kosovën, rajon ky me i varfur dhe i shtypur ne Evropë, numerikisht dy here me shume se ai serbe ne Kosovë, po mbahet i diskriminuar dhe i injoruar sa nga Serbia po aq edhe nga BE. Sikur t’mos ishte kështu sigurisht nuk do te vazhdonte eskodi nga ky rajon ne drejtim te Zvicres dhe vendeve tjera evropiane.Lajmi i fundit: Sulmohet me armë Policia e Kosovës në komunën e Zveçanit

Derniers articles

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) nga Bilaçi u Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...

Pacolli me akuza të rënda: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin, të përfshirë eksponentë të lartë të saj

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk...