15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Qatar 2022 / Brazili (‘Samba’) i shënon 2 gola Serbisë!

Doha, 24 nentor -Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës. Në stadiumin « Lusail Iconic » ishin të pranishëm më shumë se 88 mijë spektatorë, teksa ndeshja u vendos nga dopieta e Richarlison në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me dy skuadrat e ndrydhura, që më shumë studiuan lojën e njëra-tjetrës. Rastet në pjesën e parë ishin të pakta, me 45 minutat që u mbyllën 0-0.

Në pjesën e dytë skuadra e Tite do ndryshonte ritmin, me Raphinha që humbi një rast të artë. Pas tij ishte radha e Alex Sandro që nga 30 metra të godiste shtyllën e serbëve. Goli i parë i ndeshjes u shënua në të 62 minutë nga Richarlison, teksa sërish sulmuesi i Tottenham shënoi të dytin e ndeshjes dhe dopietën personale në minutën e 73. Kontroll dhe një kthim me gjysmë-roveshatë që mahniti të pranishmit në stadium dhe tifozët që e ndoqën ndeshjen nga ekrani.

Pas ndeshjeve të para në grupin G, Brazili dhe Zvicra kryesojnë me tre pikë, teksa Kameruni dhe Serbia kanë zero pikë.

Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në Kupën e Botës. Ndërkohë në fundin e ndeshjes një tifoz nga Katari ka bërë simbolin e shqiponjës para lojtarëve të Serbisë duke thënë: « Albania, Albania ».

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...