9.5 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Një shqiptar nga Zvicra, drejt vendlindjes me bicikletë. Dy javë udhëtim, ben 2000 km nga Bazeli deri në Bujanoc në kufirin Serbi-Kosovë

Bernë, 28 qershor – Pushimet verore kane filluar, dikush ka shkuar me heret e dikush tani po pergatiten për te shkuar ne vendlindje. Shumica e tyre shkojne me aeroiplane, vetura apo me autobuse. Por, ka ndokush qe shkon ne vendlindje me biciklete. Eshte ky Vaxhid Xhelili nga Luçani i komunës së Bujanocit (rajion ky ne Serbine jugore te banuar me shumice shqiptare) qe shtrihet ne Luginen e Presheves, qe shqiptaret e quajne « Kosova Lindore », kurse serbet si « Juzna Serbia ».

Vaxhid Xhelili, poeti që bëri bum ne rrjetet sociale, ai ka sjellur rrëfimin e tij ne gazeten zvIcerane Le Canton27.ch për udhëtimin e tij goxha të gjatë me biçikletë, nga Zvicra në Bujanoc.

Vaxhidi i emocionuar, me lot në sy u shpreh se në shtëpinë e tij në Kosovë nuk ka askënd që e pret, pasi prindërit i kanë vdekur

Ai nga Bezeli ku jeton deri ne vendlindje ne Bujanoc, qe udhëtoi mbi 400 ore (dy javë) me biçikletë duke bere mbi 2 mije kilometra. “Ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm”, ka thënë ai për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Xhelili: S’ka kush më pret, prindërit më kanë vdekur’. Shqiptari  vjen me biçikletë nga Zvicra, shpërthen në lot…

“Kam 35 vite larg. Nuk kam asnjëri që më pret. Më presin bashkëvendasit e mi, të gjithë njerëzit që i njoh dhe më njohin. Në shtëpi nuk më pret askush. Më ka vdekur prindërit, nëna më ka vdekur para 5 muajsh. Unë kam gruan dhe familjen këtu në Zvicër. Kam dy djem, që më kanë lindur në LLuçan, por tani jemi në Zvicër”.

Vaxhid Xhelili është nje poet i njojhur ne komunitetin shiptare ne Zvcer i cli jeton dhe vperon qe prej vitesh. Ai udhëtoi per 2 javë me biçikletë nga Zvicra në vendlindjen e tij në Kosovë.
“Ky ishte udhëtimi i ëndrrave të mia. Si i ri kur kam dal në diasporë, në Zvicër kisha shume dëshirë të eksploroja me biçikletë. Unë kam udhëtuar me tren, me autobus, kurse me aeroplan shumë pak, sepse kam frikë. Jam nis nga Baseli më 4 maj, rreth dy javë. Deri tani ka qenë udhëtimi shumë mirë, më mirë se ç’e kam menduar edhe pse moti ishte here pas here me shi apo me diell, e here me shume vapë. Qëllimi im ka qenë të qëndroj afër natyrës prandaj kam zgjedhur kampingun, edhe pse munda të rrija edhe në hotel. E kanë bërë vetë me dëshirën e tyre..”, ka thëne Vaxhid Xhelili për gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Për kete kurajo te vizitje vendlindjen me bicilekle plote dy jave apo rreth 400 ore Vaxhid Xhelili ka maerrur shume mirnjohje si nga pushteti lokal ne Luginen e Presheves ashtu edhe nga shoqata Lugina Bieke, pastaj nga Bashkesia Lokalöe ne Basel etj..

Derniers articles

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...