10.3 C
Berne
dimanche 19/05/2024

Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Reagon edhe Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i vënies së monomentit

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt vandal

Gjenevë, 28 prill -Te premeten  e kaluar, ne oret e vona te mbrëmjes është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB. Policia kanë nisur hetimin në lidhje me rastin, ka njoftuar gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

Kryetari i bashkisë së Gjenevës Z. Alfonso Gomez: E dënoj ashpër dëmtimin e  bustit të «Skenderbeut » dhe shpreh solidaritetin me komunitetin shqiptar në Gjenevë

Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

Para autoriteteve shqiptare ne Zvicer, demtimin e bustit e Skenderbeut ne Gjenevë e kane dënuar personalitet zvicerane. Për demitimin e bustit te Skenderbeut na kane arritur dy regime ne redaksine tone, i pari nga  kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar –  Gjenevës z. Alfonso Gomez  dhe z. Ueli Leuenbeger, themelues i Universitetit Popullor Shqiptar dhe ish-Këshilltar Kombëtar (deputet) i cili ka merita te mëdha edhe ne venien e bustit te Skenderbeut buze liqenit te Gjenevës.

Në nje prononcim të kryetarit të bashkisë së Gjenevës Z. Alfonso Gomez dërguar redaksisë se gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, ai ka shprehur keqardhje dhe është befasua kur ka mësuar se eshte sulmuar statusi i „Skënderbeut“ i cili eshte vendosur buzë liqenit të qytetit tonë.

„E dënoj ashper këtë akt vandalizmi dhe shpreh solidaritetin me komunitetin shqiptar të Gjenevës”, ka thëne z.Gomez, kryetarit i bashkisë së Gjenevës.

Leuenberger: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt vandal

“Unë e dënoj në termat më të ashpër të mundshëm këtë akt vandalizmi. Shpresoj se nuk janë motive politike ato që i kanë frymëzuar vandalët dhe shpresoj që policia dhe drejtësia të kapin autorët. Komuniteti shqiptar në Gjenevë duhet të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e autoriteteve të Gjenevës. »

Astrit Leka iniciator i vënies së monumentit te Skenderbeut ne Gjenevë lajmin e dëmtimit të bustit te heroit tonë kombëtar e ka pritur me keqardhje dhe indinjate të thellë.

« Më erdhi shume keq, kur degjova se eshte dëmtuar busti i kryeheroit tone kombëtar Skenderbeut, aq me teper ne Gjenevën tone nderkombëtare. Te prekësh Skenderbeun donë te thote se ke prekur jo vetëm shqiptaret, por tere Evropën duke dijtur mirëfilli rolin dhe kontributine tij. E dënoj këte sulm, ketë akt te lig dhe qyqar nga ata qe bënë me qëllim apo pakujdesia. Besoj se autoritetet zvicerane do ta ndriqojne rastin dhe t’i ndeshkojnë autorët që e kanë dëmtuar bustin… » ka thënë ndër tejra z.Astri Leka për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i cili është edhe autor i vënies se bustit te Skenderbeut në Gjenevë.

Lidhur me dëmtimin e bustit te «Skenderbeut» ka folur edhe Zaim Jashari nje veprimtar i njohur nga Kumanova ne Zvicër i cili ka financuar venien e monumentit te heroit tone kombëtar në Gjenevë. Jashari duke denuar kete akt te lig,  ai për gazeten zvicerane Le Canton27.ch,  ka thënë se «po presim ndriqimin e rastit dhe veprimet e autoriteteve kantonale. Po na u dha leje nga atoritet kantonale, unë jam i gatshëm qe kontrbuoj, sikur me parë edhe tash të mbuloj gjitha hargjimet për ta meremetuar, po qe nevoja edhe më mirë, bustin e heroit tonë kombëtar Gjeragj Kastiot – Skenderbeu, buze liqenit  të Gjenevës i cili monument na bënë krenar».

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Bustin e heroit tone kombëtar e mundësoi Zvicra ne shenje falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i te cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit te “Skenderbeut” morën pjesë qindra persona, ne mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

Deputeti i parlamentit zviceran i kendon shqip Skenderbeut në Gjenevë VIDEO

Derniers articles