8.2 C
Berne
lundi 29/04/2024

Nuk është e drejtë dhe rezonable të ftohen marëdhëniet shqiptaro-zvicerane për një koncert apo për një sjellje të pahijshme të një polici në Cyrih

Bernë, 30 qershor -Një nga takimet muzikore më prestigjioze për momentin është Alba-Festival, evenment ky qe tashme eshte bere tradicional ne Zvicer, padyshim eshte suksesi me i madh ndërkulturor përtej kufijve i artistëve tane te njohur pop dhe hip-hop me rrënjë shqiptare qer askush nuk mund ta injoroje apo ta ndalojë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Koncerti i anuluar vjet, Alba-Festival do mbahet sivjet më 2-3 korrik në Cyrih. Priten 20 mije pjesëmarrës

« Ftojmë të gjithë dashamirët e skenës muzikore dhe kulturës shqiptare nga e gjithë Evropa të jenë pjesë e këtij eventi unik. Ju presin artistë shqiptarë nga e gjithë bota. Zbuloni gëzimin e jetës dhe diversitetin e muzikës dhe kulturës shqiptare qe do të mbahet diten e shutne dhe diele (2-3 korrik nga ora 14-23) ne Cyrih, thuhet ne njoftimin e organizatoreve Alba-Festival dergujar redakise se gazetes zvicerane Le Canton27.ch.

Alba Festivali në Cyrih aktualisht gëlon nga artistët më në zë, me rrënjë shqiptare dhe me tepër ndikim në zhanrin pop. Festivali i madh ‘Alba Festival’ që mbahet në Cyrih të Zvicrrës, ka sjellë artistë të mëdhenj shqiptarë gjithmonë. Edhe këtë vit pritet atmosferë e paparë në këtë festival, ku do arrin pjese: Dardan, Ron, Elita-5, Kida, Dhurata Dora, Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Ghetto Geasy, Lluni, Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Elvana Gjata, Ylli Limani, MC Kresha, Regard, Semi, Lyrical Son, Lendri Vula, Tayna, Mozzik Getinjo.

Nga organizatoret mesohet se hyrja do te jete me pagese nga 126 deri ne 250 franga zvicerane (CHF 126.80 bis CHF 251.80). Bazuar nga numi i pjesemarresve dhe cmimet e biletave mund te kuptohet se gjate dy diteve te ketij koncerti ne Alba-Fest mund te grumbullohen rreth 3-4 milionë franga zvcerane. Ende nuk dihet se keto mjete do te jene për qëllime humanitare apo  për dicka tjeter… Do përkujtuar se para nje muaji me 29 maj ne Gjenevë ishte mbajtur nje ndeshje dhe koncert i madh humanaitar dedikuar “Jetimave te Ballkanit”.

Analiste dhe perfaqesues te shoqatave ne Zvicer: Ka rënine të influencës dhe propagandes se SVP (UDC) ne mediat zvicerane kunder shqiptareve

Ju kujtojme se vitin e kaluar festivali ne fjale ishte ndalur me pretekst te covid-it, vendim ky i cili kishte zemeruar komunitetin shqiptarë. Pas kesaj kishin pasuar ankesat në qeverinë e Cyrihut.

Përgjegjësit e Festivalit Alba vitin e klauar prisnin deri në 20,000 vizitorë para eventit. Drejtoresha e drejtësisë e Cyrihut, Jacqueline Fehr, tërhoqi mbajtjen e festivalit në Hardturm-Areal të Cyrihut me një njoftim të shkurtër. Arsyeja: Shkalla e vaksinimit në komunitetin shqiptar është shumë e ulët, mbajtja e eventit është shumë e rrezikshme. Por, Komisioni i Racizmit kishte konfrimuar se “Anulimi i Festivalit Alba ishte diskriminues”. Tani Komisioni i Racizmit po kritikon Jacqueline Fehr.

Kontrollet e policisë dhe anulimi i Festivalit Alba në Cyrih kanë ngritur akuza se komuniteti shqiptar po diskriminohet. Eksperti i migracionit Hilmi Gashi (55) konfirmon: paragjykimet ndaj këtij komuniteti janë ushqyer me dekada.

Ajo që filloi si një udhëtim i rehatshëm me makinë për në shtëpi përfundoi me një kontroll policor dyorësh dhe akuza për racizëm kundër policisë kantonale të Cyrihut. Anton Oroshi (34), i cili po udhëtonte me një Porsche me të dashurën e tij të dielën, u fut në një kontroll të ashpër policie.

Pasi ka treguar pasaportën zvicerane, mësohet se është pyetur nga policia se nga i ka ardhur emri. Oroshi është i bindur se gjatë këtij kontrolli është bërë viktimë e racizmit. Pyetja e origjinës është e pavend dhe joprofesionale

Për Hilmi Gashin (55), anëtar i Komisionit Federal për Migrim ka then për gazeten zvicerane Le canton27.ch se « Diskriminimi ndaj shqiptarëve apo shqiptarëve të Kosovës ka kohë që është problem në Zvicër. Paragjykimet ndaj shqiptarëve janë ushqyer prej dekadash”

« Për dekada, paragjykimet kundër këtij grupi të popullsisë janë ushqyer nga fushatat e urrejtjes politike nga SVP dhe stereotipet e medias. » ka shtuar z.Gashi.

Sipas tij  “Përkundër faktit se njerëzit me prejardhje kosovare tani janë shumë të suksesshëm në shkencë, biznes, sport dhe kulturë. Stereotipet negative me sa duket jetojnë më gjatë në mendjet e njerëzve”.

Fjala « diskrminim » te hiqet nga goja e shqiptareve per Zvicren qe dje perdorej per Serbinë!

Nuk është e drejtë dhe rezonable të ftohen marëdhëniet shqiptaro-zvicerane për një koncert (Alba-Festival) apo për një sjellje të pahijshme të një polici në Cyrih. E themi kete, sepse diteve te fundit lexojme ne rrjetet sociale kritika, akuza dhe fyerje ndaj popullit dhe shtetit zviceran (« te poshter », « racist »..). Lufta dhe eksodi masiv nga Kosova drejt Zvcres nuk ishte qe njëqind vjet, por vetem para njezet vitesh. Sa shpejte i harruan ksovaret ndihmen, te mirat e popullit,  shtetit helvetik, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Sipas asociacioneve te komuniteti shqipatre ne Zvicër, diskriminimi vërehet edhe në fusha të tjera. Kur bëhej fjalë për diskriminimin, anulimi i Festivalit Alba në zonën Hardturm të Cyrihut u bë teme debati per nje jave rrsht ne mediat vendore.. Në vjeshtën e kaluar u anulua nga autoritetet festivali “për dashamirët e skenës dhe kulturës muzikore shqiptare”. Sipas Komisionit Federal të Racizmit, kjo ishte diskriminuese, siç është gjetur një raport që është bërë publik së fundmi.

Sidoqftë, për gazeten zvicerane Le Canton27.ch për nje koncert apo per nje sjellje arrogante të nje polici, nuk guxon te ftohen marëdheniet e mira mes zviceraneve dhe shqiptareve. Mund te akuzosh nje individ, por jo edhe nje shtet si Zvicren për « diskriminim » kur dihet se cfare kishte bere Zvicra para, gjate dhe pas lufte per shqiptaret e Kosovës. Te kujtojme se Zvicra strehoi mbi 60 mije azlkerues po aq sa sort ukrainas sot, te ikur nga bombardimet dhe invasioni rus.

Dhe ta quash Zvicren shtet « diskriminues » e zhvlefteson termin dhe diskrimimit real te Serbise mbi shqiptaret!. Prandaj do ishte mire që fjala « diskrminim » te hiqet nga fjalori i shqiptareve per Zvicren qe dje perdorej per Serbinë! ka shkruar ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...