12.2 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Në Fully të Zvicrës u mbajt koncerti i 25 jubilar kushtuar Mevegjës dhe viseve tjera shqiptare

Fully, 28 qershor -Në organizimin e veprimtarëve të palodhur të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, të shtunen, me 25 qershor 2022, u mbajtë koncerit i 25 jubilar i kēngëve e valleve shqipe të përgatitura nga fëmijt, nxënësit dhe veprimtarët e mërgimtarëve shqiptarë nga Medvegja, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch 
Ishte kënaqësi të shiheshin dhe të dëgjoheshin këta të rinj e të reja, një pjesë e të cilëve janë lindur e rritur larg atdheut, duke kënduar e vallëzuar shqip, me veshjen kombëtare, emblematike të trojeve shqiptare të Medvegjës.
Këte aktivitet jubilar e zbukuruan me pjesmarrjen e tyre edhe Z. Naim Abazi e Znj. Mihrije Braha, doajenë të këngës shqipe
Por në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe shumë pērfaqēsues të pushtetit vendor, kantonal e qendror të Zvicrës, të cilët në fjalën e tyre përshëndetëse përdorën fjalët shqipe:”Mirë mbrëma” e “Rroftë Kosova”, si shenjë respekti ndaj shqiptarëve e qē ishte rezultat i korrektësisë, kulturës, seriozitetit e mirësjelljes së shqiptarëve në këtë shtet demokratik e mik të shqiptarëve.
Padyshim e në veçanti kētë eveniment e hijeshoi dhe e madhëroi prezenca e Sekretarit të Ambasadës së Republikës së Kosovës, shkelqēsia e tij Z.Gjenis Haxhimetaj i cili me fjalën përshëndetēse vëllezërore i ngrohu zemrat e mërgimtarëve në këtë natë me shi të Alpeve Zvicerane.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Sh.H. ”Medvegja” z. Zymer Hajrullahu.
Këtë eveniment si zakonisht, e përcolli gazetari e vëllai nga Presheva, z. Dashnim Hebibi.
Unë me Dr. Enver Abazin, i falënderoj vëllezërisht për ftesën dhe mirënjohjen e ndarë, duke u uruar organizuesëve dhe pjesmarrësve shëndet dhe lumturi. Koncerti si gjithmonë ishte humanitar dhe bëmirës. / Rexhep Abazi

Derniers articles

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...

Le buste du héros albanais « Skenderbeu » est endommagé à Genève

Genève, 27 avril - Hier soir, tard dans la nuit, le buste du héros national Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qui se trouve à Genève, au...

The bust of Skenderbeu is damaged in Geneva/Albanian community in Switzerland: Repeated event

The bust of our national hero Gjergj Kastrioti Skënderbeu, which is located by the lake, in Geneva, Switzerland, was damaged yesterday evening, by persons...