15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

Nevzad Lutfiu zgjidhet kryetar i ri i KKSH-së ne Luginen e Presheves

Bujanoc, 7 maj -Gjashtë muaj pas zgjedhjeve, vetëm shqiptarët nuk e formuan Këshillin Kombëtar, për shkak të mosmarrëveshjeve për presidentin. Pas Kuvendit Zgjedhor në Bujanoc, u zgjodhën anëtarët e Këshillit dhe u dakordua në parim se kush do të jetë në krye për 4 vitet e ardhshme, njofton nga rajoni korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD eshte zgjedhut sot kryetar i ri i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH pas zgjedhjes së përbërjes së re 15 anëtarëshe të këtij institucioni e cila do të dalë nga Kuvendi zgjedhor i elektorëve qe u mbajt sot ne Bujanoc.

Sipas Le Canton27.ch lista e përbashkët e katër partive – Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike, Lëvizja për Progres Demokratik dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve – ka shumicën, 10 nga gjithsej 15 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Nominimit të Lutfiut u be konform një marrëveshje koalicioni e arritur midis një përbërje të gjërë të spektrit politik shqiptare: Partia për Veprim Demokratik- PVD, Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD, Partia Demokratike-PD dhe Partia Demokratike Shqiptare PDSH.

Sipas kesaj marreveshje, mandati i kryetarit të KKSH-së do të ketë një ndarje 1,5+2 (vite) midis kandidatëve të LPD-së dhe PVD-së.

“Më mirë që ka pasur një marrëveshje mes subjekteve politike. Mendoj se në këto katër vite kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm në aspektin e librit, kulturës, fondeve, sa i përket të gjitha problemeve”, thotë Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.

Me konkretisht, pasi që Lutfiu të mbarojë pjesën e tij të mandatit në krye të KKSH-së do të pasohet nga kandidati i PVD-së, subjekt ky i cili me këtë institucion ka qeverisur këto katër vjetët e fundit përmes Ragmi Mustafit.

Ne fakt zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar u zhvilluan më 13 nëntor të vitit të kaluar. Nga votimet subjektet politike siguruan këtë numër të mandateve: PVD dhe APN nga 5, LPD dhe PD nga 2 dhe PDSH 1 mandat.

Do theksuar se në kuadër të afateve ligjore nuk u arrit marrëveshje për qeverisje kështu që Ministria për Pakicat shpalli zgjedhjet sipas sistemit të elektorëve me anë të grumbullimit të nënshkrimeve, njofton Le Canton27.ch

Pas kësaj faze zgjedhore ministria në fjalë certifikoi 523 elektorë ndërsa subjektet kumtuan se kanë siguruar këto numra:

APN 183, PVD 158, LPD, 65, PD 54 dhe PDSH 52, ndërsa rreth 20 elektorë nuk kanë përkatësi partiake.

Do shtuar se Nevzad Latifi eshte kryetari me i ri (30) nga kater kryetaret e ne hershem (Galip Beqiri, Jonuz Musliu (i ndjeri) dhe Ragmi Mustafi.

Kryetari i posaemeruar i KKSH-se Nevzad Latifi eshte jurist i diplomuar me nje pervoje ne mire, meqe ishte dore e djathte e ish-kryetarit te KKSH Jonuz Musliut dhe sot te birit te tij Shqiperin Musliut, kryetar e LPD-se. Nevzat Latifi eshte i martuar.

Mesohet se pas skadimit të afatit për ankimime, në fillim të javës së ardhshme do të konfirmohen mandatet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

 

 

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...