13.6 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Nefail Maliqi gazetar i parë dhe i vetëm shqiptar në OKB, flet për aktivitetin 30-vjeqar në organizatat nderkombëtare

Bernë, 5 shkurt -Nefail Maliqi që 30 vjet jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës i cili si gazetar i vetëm shqiptarë në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare e mban frontin në vijën e parë me laps duke kryer me nderë profesionin e tij. Thamë me nderë, sepse është ndoshta i vetmi gazetar apolitik, që ka ruajtur neutralitetin duke mos u involvuar në parti politike. Prandaj me të drejte thotë kolegu ynë se “të lësh apo të ikësh nga gazetaria, do të thotë të ikësh nga e vërteta..”

Kolegu Nefail Maliqi sot drejton gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch me nje ekip, koelgë zvceran e cila merret kryesisht me integrimin e komunitetit shqiptarë ne Zvicer si dhe promovimin e sukseseve te mirgimtarëve në diasporë

Nefail Maliqi 30 vjet gazetar nderkombëtar ne vijen e  pare te fornit te informacioneve, kujdestar i zhvillimeve botërore për mediat shqiptare

Aleskanden Cipa, kryetar i Unionin te Gazetsve Shiptare (UGSH) ne Tirane duke e vleresuar lart punen profesionale te gazetarit Nefail Malaqi ka thene se «kolegu yne nga Presheva Nefail Maliqi i cili verpon prej vitesh ne Gjenevë per shume vite eshte pjese e shoqatave nderkombëtare qe tubojne mbi 100 gazetarë botere. Ai është një mundësi përfaqësimi me zë, i gazetarëve shqiptarë në përgjithësi. Jo vetem kaq, ai per tridhjete  vite ne organizatat nderkombëtare ne Gjenvë beri shume dhe po benë ne sensiblizimin e ceshtjes se Kosoves dhe asaj mbare shqiptare ne arenën nderkombëtare. Shpresojmë që kolegu Maliqi, do të bëjë të mundur të bëhet një përcjellës edhe i zërave të shoqatave kombëtare të gazetarëve shqiptare… »

«Nga viti 1994 jo Kosova, por shqiptaret ne ballkan, kishin gazetarin e vete ne OKB. Dmth, menjehere pas studimeve, atebote kur une kisha vetem 24 vite, i pata ra apo jo dy-tri here fytyres zhilet.. » ka thne fillimisht gazetari i yne i njohur nderkombëtar Nefail Maliqi i cli sot drejtion gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas z.Maliqi «me keqardhsje e theme se media nga Kosova, madje as nga Shqiperia nuk kane pasur dhe sot e kesaj dite ende nuk kane gazetar te vetin ne OKB. Shqiperise nuk i falet. Kosova dihet, meqe ajo  ende nuk eshte anetare e OKB-se edhe pse kam kerkuar nga zyratet e KB te kem afer ketu ndonje koleg nga Kosova, por gjithnje ma kane refuzuar. Ne fakt ketu ne OKB, ka pasur gazetar nga Kosova, por “tranzit”, qe kane hyre e kan dal, por me pasaporta “jugosllave”, serbe, maqedone.. »

Pra, zyra e pare e nje shqiptar daton nga viti 1994, ne prag te luftes. Atebote kolegu yne Nefail Maliqi fillimisht punonte per Flaken dhe RTVM-ne ne shqip, kur Eugen Saraqini raportonte nga Prishtina e ai nga OKB. Po ashtu Nefail Maliqi raportonte per BBC, Bota Sot dhe Deutsche Welle ne ate kohe kur Ben Blushi raportonte nga Tirana e ai nga OKB. Pastaj nga OKB ka raportuar edhe per Top Channel, The Geneva Post, Presheva Jone, ATSH dhe sot per gazeten zvcerane  Le Canton27.ch.

Kur eshte fjala për aktivtetin gazetares te kolegut tonë, do shtuar se Nefail Maliqi eshte i vetmi gazetar shqiptare qe i ka dyert e hapur ne cdo fourm, samit boteror apo konfrrence me karketer nderkkobëtar. Ai ishte i vemti gazetar shqipare nga ballkani dhe diapsora qe ndoqi samitin e Gjenevës, rrespektivisht takimin mes presidentit amerikan Biden dhr atij rus Putin.  Aio eshte pjesemnarres cdo vi i Forumit ERkonomi Botero (WEF) ne davos, pastaj ai keto deceniet e fundit ka ndjekutr asmblete  pergjithshem te Interpolti (Dubai, Rome, Malta, Wienë..).

Per te gjtiha keto aktivitete takime konfrrenca qe cdom kloeg mund t’i ket zili, Nefail  Maliqi thote se «jam i privilegjuar te je pjesë dhe t’i ndjek përseafërmi  keto samite boterore. Njëkohesisht jam me fat qe nga keto konferenca nderkombëtare t’i sherbej integrimit te shieptareve ne Zvicer dhe insancat pro evropiane si dhe paqes dhe stabilitetit ne ballkan, natyrisht duke i dhene prioritet gjthnjë avancimit te proceseve demokratike dhe kmbëtsrer ne vendin tone…»

Nefail Maliqi, gazetari shqiptar në Gjenevë që takoi personalitete botërore më shumë se sa një president shteti!

Gjate ketyre viteve Nefail Maliqi, nuk eshte ndalur, ai u gjend ne krye te dy shoqatave nderkombetare si anetar i komiteti Asociacioni e korrespendneteve ne Kombet e Bashkuara (The United Nations Correspondents Association-ACANU) dhe Shoqatene  Gazetareve te huaj ne Zvicer dhe Liechtenstein  (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein)-APES) me te cilet kolegë boterore nga OKB kam realizuar tri vizita ne Kosove ne prag te pervjetoreve, ku janë pritur nga president dhe kryemintra te Kosoves. Njekohësisht, kanë vizituar dhe takuar familjen e heroit legjendar Jashari ne Prekaz, pastaj në Mitrovice , Swisscoy, KFOR, Eulex, po ashtu koleget ne RTV21 dhe RTK.

Keto vite ne seline e OKB-se Nefail Maliqi, përveq raportimve ditore, ai ka zhvilluar mbi 300 intervista me personaliete  kombëatre dhe nderkombërtare. Ai intevristoi gati të gjithe shefat e OKB-se keto tre deceniet e fundit (Ban Ki moon, Kofi Annan, Antonio Guterres) si dhe presidentet dhe shefat e diplomacise se Zvicres nga Jean-Pascal Delamuraz, Flavio Cotti e Adolf Ogi deri tek sot me Micelinë Calmy-Rey, Paskal Cochpain apo me Alain Berset dhe Ignsio Cassis.

Këtu do shtuar se nga personalitetet amerikane kishte intervistuar: Clinton, Ollbrajt, Hill, Clark, Wolkeri etj.. Ketu do te permendja edhe dy vizita te personaliteve tona konbetare jane pritur ne Gjenevë-OKB: Presidentin historik Rugova, Berishen, Demacin, Kadarene etj…

Kurse Kadare Nefail Maliqin e ka quajtur « fenomen dhe talent i rrallë i gazetarisë shqiptare i cili bëri më shumë se një president shteti duke sensibilizuar çështjen kombëtare në arenën ndërkombëtare.. » Ndërsa Adem Demaçi Nefail Maliqin e kishte quajtur « gazetar apachi i cili nga Gjeneva gjuante larg dhe nga gjitha anët në Ballkan.. » Kurse shumë liderë shqiptarë në Tiranë, Prishtinë e Preshevë, gazetarin Nefail Maliqi e quajnë « ujk të vjetër ». Për bukuroshen shqiptare Jona Dervishi nga kreu i FFSH-së, atë e ka quajtur « Tigër të gazetarisë shqiptare, i cili nuhat larg dhe asgjë nuk i shpëton pa e parë dhe e shti n ‘dorë.. »

Për fund gazetari Nefal Maliqi deri sot ka takuar personalitete botërore më shumë se çdo lider apo president qoftë ata në Kosovë apo Shqipëri. Deri tash ai ka takuar dhe biseduar pos me liderët më të lartë kombëtar, si Rugova, Kadare, Berisha, Demaçi edhe me mbi 100 personalitete tjera botërore, si president, kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave ndërkombëtare (Hillary Clinton, Micheline Calmy-Rey, Ignazio Cassis, Madelin Ollbrajt, Uesli Clark, Havell, Mazjovjetski, Viliam Wolkeri, Christofer Hill, Jamie Sheja, Bernar Kouchner, Wolfgang Petritsch, Kenan Evren..) duke përfshirë këtu edhe krerët më të lartë të organizatave ndërkombëtare OKB-së, NATO-së, BE, OSBE-së, Interpol-it, Europol-it etj.. (Kofi Anna, Ban Ki Moon, Antonio Guterres, Havier Solana, Barroso, Morgerini, Robertson, ). Njëkohësisht ai ka takuar dhe biseduar me yjet më të njohur të filmit botëror (Angelina Jolie, Schwarzeneger, Sofia Loren, John Voight, Salma Hayek etj..) apo nga fusha e sportit, futbolli (Pele, Zidan, Klitschko, Platini, Blater, Rumenige, Cana, Vokrri, Shaqiri, Xhaka etj..)

Derniers articles

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...

Le buste du héros albanais « Skenderbeu » est endommagé à Genève

Genève, 27 avril - Hier soir, tard dans la nuit, le buste du héros national Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qui se trouve à Genève, au...

The bust of Skenderbeu is damaged in Geneva/Albanian community in Switzerland: Repeated event

The bust of our national hero Gjergj Kastrioti Skënderbeu, which is located by the lake, in Geneva, Switzerland, was damaged yesterday evening, by persons...