13.7 C
Berne
dimanche 4/06/2023

Ne Xhaminë « Dituria » në Gjenevë u bajt tribune shkencore-fetare me moton « Dituria na bashkon »

Gjenevë, 22 maj -Në njërën nga sallat e komunës së Plan-les-Ouates, ku edhe vepron Xhamia shqiptare « Dituria » u mbajt tribunë shkencore dhe fetare enkas për femra me moton « Dituria na bashkon » qe tuboi nje numer te madh të femrave shqiptare nga komuniteti musliman qe veprojne në kantonin e Gjenevës dhe me gjerë, tribune kjo e cila përfundoi me shumë sukses. Ne salle per te degjuar ligjerata nga referuesiet (teolkoge dhe hafize) pos shqiptareve pati edhe zvicerane, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në kete Tribunë të hapur ne Gjenevë me femrat shqiptare te komunitetit musliman nën drejtimin e Hvz. Rejhane Hasipi-Aliu (moderatore) prezentuian pese mysafire speciale (akademike) teologe dhe hafize nga shumë kantone të Zvicrës, të mirënjohura për shumë motra besimtare si: Emine Sopi (Luzern), Elona Muca (Lengenthall), Hvz. Gatime Odaj (Biene), Zyra Tahiraj (Zurich) dhe Nekie Ismaili (Aarbourg).

Te pranishmit paten rastin për dy ore rresht te degjojne ligjerata ne tri kapituj edukimi dhe mbrojtja e te rinjve nga droga, alkooli, prostucioni…dukuri keto qe refeltkohne dhe pengojne integrimin e mirëfilltë te të rinjeve dhe te rejave tona ne Zvicer, pastaj për rolin e Kuran-it dhe ne fund u prezentuan disa ilahi nga motzra tona qe u mirpriten me duatrkitje frenetike nga te rpnaismit.

Nakije Ismaili dhe Nefise Odai, të cilat mahnitën të gjithë të pranishmit me zerin dhe ligjeratat e tyre shumë mbresëlënëse dhe duke folur per vlerën e femrës nga kendi fetarë, se si e vlerëson islami gruan, ku duhet të jet pozita e gruas në shoqëri e atij vendi ku ajo jeton dhe shumë aspekte tjera, ku të gjitha këto u elaboruan në shumë mënyra, duke spjeguar nga shumë pikëpamje, kuptohet duke pasur parasysh po ashtu edhe numrin e ligjërueseve qe kishim, dhe kjo i dha edhe më shumë kuptim dhe mundësi sqarimi kësaj teme shumë të rëndësishme.

« Duhet të faleminderojmë edhe motrat tona qe ishin prezent të cilat me prezencën e tyre i dhanë hijeshinë edhe më të madhe tribunës, Allahu i nderoftë dhe i shpërbleftë. Po ashtu edhe vajzat dhe djemtë nga grupi rinorë të cilët maksimalisht u munduan të bëjnë më të mirën per të ecur mbarë e mirë i gjithë ky program. Ne per gjithë këtë, lutemi që Allahu i Madhërishem t’ua shtojë mirësitë dhe sukseset në misionin e tyre. Allahu i shpërbleftë për të gjitha. » thuhet nder tjera ne njoftimin nga Xhamia shqiptare « Dituria » ne Gjenevë derguar redaksise sonë

Nje faleminderim i veçantë shkon edhe për kontributin e znj. Rejhane Asipi-Ali hafizes se Xhamisë shqiptare ne kantonin e Gjenevës  e cila ishte ideatore dhe mbikëqyrëse e këtij programi. Njekohesisht hafeze Rejhane Asipi-Ali çdo ditë e më shumë po i sjellë Xhamisë sonë shumë mirësi dhe fryte ne angazhimin dhe rolin e femrës ne mjedisin ku jetojne dhe veprojne, që nga dita e parë kur edhe ka filluar aktivitetet e saja si mualime e Xhamisë sonë në këtë sektor, për të gjith ket angazhim permanent  lusim Allahun e Madhërishem që ta shpërblejë me të mirat e Tij në dy botrat inshaAllah së bashku me familjen e saj, thane referuesit edhe te pranshmit tribunes se djshem me ne Gjenevë.

« Për fund, ketu do përmendur se çdo aktivitet i organizuar nga Xhamia jonë në të gjitha sektoret, mbështet dhe përkrahet nga Imami dhe kryesia e Xhamisë sonë, Allahu i shpërbleftë. Me shpresë se do të takohemi edhe në evente tjera, ju lëm nën mbrojtjen e të Madhit Allah. Me respekt dhe nderë nga sektori i femrës pranë Xhamisë Dituria-Gjenevë, dhe nga Imami dhe kryesia e saj.. » thuhet ne fund te komunikates per media leshuar nga Xhamia shqiptare « Dituria » ne Gjenevë, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...