15.6 C
Berne
lundi 5/06/2023

Konference humanitare dhe solidariteti për Ukrainën dhe ndihmë imediate nga Federata e Mjekëve Shqiptare në Europë 

Bernë, 2 mars -Në emër të të gjithë Mjekëve në Federata e Mjekëve Shqiptare në Europë (AMFE), ju kemi shkruajtur Komisionit Europian, WHO dhe strukturave internacionale duke ju ofruar mbështetjen tonë me personel mjekësor dhe Donacione për Ukrainën. « Jemi krenar për « ushtarët » me uniforma te bardha, rrespektivisht mjekët shqiptare të Federatës që kane shprehu gatishmerine  ne aksionin humanitar benovpl të ndihmojnë qytetaret e prekur nga lufta, sulmet ruse mbi Ukrainen Demkratike.. », ka thëne pe rgazeten zvicerane le Canton27.ch Dr. Aurora Dollenberg, presidfnet eFederata e Mjekëve Shqiptare në Europë (AMFE)

Federata e Mjekëve Shqiptare në Europën (AMFE), një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse shkencore dhe shëndetësore, është rrjeti i 25 Degëve Kombëtare të AMFE-së në Evropë dhe më gjerë.

MBËSHTETJE E MJEKËVE SHQIPTARË NDAJ UKRAINËS në  « Konferencën e XI.-të  Evropiane » më 5 Mars 2022, Kopenhagen-DANIMARKË

Misioni ynë është të ruajmë jetën njerëzore, pavarësisht nacionalitetit apo rracës, kudo ku njerëzit vuajnë.

Federata e Mjekëve Shqiptare në Europë (AMFE) është e tmerruar nga situata aktuale kritike në Ukrainë. Prandaj, ne i bashkohemi organizatave të tjera humanitare ndërkombëtare për të mbështetur fuqishëm popullin ukrainas.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe objektet e kujdesit shëndetësor në veçanti nuk duhet të jenë në shënjestër nga asnjë lloj agresioni. Zemrat tona janë me kolegët tanë mjekësorë, pacientët dhe popullin ukrainas, të cilët po bëjnë një punë madhështore, për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë njerëzore në Ukrain.

Federata i ka bërë thirrje të gjitha Organizatave Ndërkombëtare të Shëndetësisë dhe OJQ-ve që të bashkojnë përpjekjet dhe të ndërmarrin çdo veprim të mundshëm për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve njerëzore të shkaktuara nga kjo luftë.

Kryqi i Kuq dhe Mjekët pa Kufij janë organizatat tona partnere, prandaj AMFE u sugjeron të gjitha organizatave që dëshirojnë të na bashkohen me një donacion për Ukrainën, ju lutemi të kontaktoni Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Mjekët pa Kufij.

Për të konkretizuar ndihmën tonë, këtë të Shtunë më Dt. 5 Mars 2022 në Kopenhagen-DANIMARKË federata mban një Konferencë Solidarizuese, ku do ndërtojmë Donacionin e parë për Ukrainën nga anëtarët e Federeratës dhe Ekipin e parë të mjekëve shqiptarë që do ndihmojnë direkt në Ukrain dhe zonat Kufijtare. 

Në konferencën në Kopenhagen do jenë të pranishëm jo vetëm pëfaqësuesit diplomatik të shteteve shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) , por edhe Zv. Ministrja e Shëndetësisë Prof. Mira Rakacolli (AL), Dr. Fatmire Kollcaku- Kryetare e Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie social (KS) dhe Dr. Skender Brataj– Drejtor i Urgjencës kombtare (AL).                                                                                                                                                                                                                                  

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...