9.1 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Kosovaret në Zvicër me pasaporta serbe mund të shkojnë për pushime në vendilidje edhe pse Serbia është në listen e zezë

Bernë, 8 dhjetor -Siç kemi raportuar, Zvicra ne prag të festave të fundvitit ka përshtatur rregullat e hyrjes përballë situatës aktuale epidemiologjike, me ç’rast ka zgjeruar edhe listën e “vendeve në rrezik” nga koronavirusi. Ne kete liste Zvicra ka vene disa vende nga ballkani perfshire edhe Serbine, Maqedonine dhe Malin e Zi, por jo edhe Kosovën dhe Shqiperinë.

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” ne kontakt me disa mërgimtarë nga Kosova te cilet posedojne pasaporta serbe kishin shprehur shqetesime dhe dilema se a do te mund të shkojne apo jo sivjet pushime në Kosovë, per shkak masave te reja te autoriteteve zvicerane, te cilat Serbinë kanë vënë në listën e zezë të “vendeve ne rrezik” për shkak COVID-19.

Gazeteta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” lidhur me kete për dy dite rresht ka takua dhe biseduar me autoritet zvicerane ne Bernë, sipas të cilëve Zvicra ju mundëson mëgimtaret kosovarë edhe me pasaporta serbe të shkojne ne Kosovë për pushime edhe pse Serbia është në listën e zezë të “vendeve në rrezik”!

“Duhet të vendosen në karantinë, njerëzit që kthehen nga një rajon ose shtet në listë. Pra, merret parasysh destinacioni dhe jo pasaporta e personit që çon në karantinë. (“Doivent se placer en quarantaine, les personnes au retour d’une région ou d’un Etat inscrits sur la liste. C’est bien la destination et non le passeport des personnes qui conduit à une mise en quarantaine. “) ka dekalruar sot Yann Hulmann, zëdhënës nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) ne Bernë për gazeten zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” 

“lista azhurnohet rregullisht, zakonisht çdo 14 ditë. Shkalla e incidencës së virusit mund të ndryshojë shumë shpejt në një zonë, kështu që azhurnimi i listës çdo ditë nuk është i mundur. Nuk duhet të ketë një listë të azhurnuar deri në fillim të vitit të ardhshëm.” ka shtuar z.Hulmann

Zyrtari nga Berna ne vazhdim shpjegon se “Sipas masave dhe ligjeve zvicerane ata qe kalojne, nen 24 ore qendrimi tranzite përmes nje “vendi ne rrezik”, ne kete rast nëpër Serbi, kosovarët nu do t’i nenshtrohen karantinimit”


“Janë të përjashtuar nga karantina e përmendur në art. 2 persona: të cilët kanë qëndruar në një shtet apo zonë me një rrezik të lartë infeksioni për më pak se 24 orë si pasagjer tranzit (“Sont exemptées de la quarantaine visée à l’art. 2 les personnes: qui ont séjourné dans un État ou une zone présentant un risque élevé d’infection pendant moins de 24 heures en tant que passager en transit”)

Në Zvicër, aktualisht jetojnë rreth 300,000 shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 200,000, vijnë nga Kosova, 60,000 nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 40,000 shqiptarë nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Pas italianëve, ata përfaqësojnë komunitetin e dytë më tëmadh të të huajve në Zvicër .

Sipas gazetes zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në Zvicër sot jetojnë afro 100 mijë shqiptarë me pasaporta serbe edhe pas 12 vitesh pamvarësie”?

Derniers articles

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) në Bilaç të Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...

Pacolli me akuza të rënda: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin, të përfshirë eksponentë të lartë të saj

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk...