8.5 C
Berne
lundi 29/04/2024

Hagë, Ekaterina Trendafilova, anulon viziten ne Kosovë. A mund të jetë pasiguria dhe kercnimet, siq ishin ato ndaj Dick Martyt në Zvicer?

Hagë, 30 qershor -Me 24 qershor redaksia e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka marrur nje njoftim nga Haga drejtuar mediave se « Më 4 korrik 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.. »

Por, pas nje jave vjen njoftimi i ri se « Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e saj të paralajmëruar në Kosovë, të cilën pritej ta zhvillonte të hënën e 4 korrikut. »

Ekaterina Trendafilova, anulon viziten ne Kosovë. Mund te jete pasiguria, kercnimet e shërbimeve sekrete serbe edhe ndaj presidentes së Gjykatës Speciale siq ishin ndaj Dick Martyt në Zvicer? Keto dyshime ka shtruar gazeta zvicerane Le Canton27.ch. Se sa qendron kjo, mund te mesojme gjate diteve te ardhshme.

Ne fakt gazeta zvicerane Le Canton27.ch me ket pyetje ju eshte drejtuar edhe zyrtareve te spaciales ne Hagë, te cilet nuk e mohojne e as nuk e pohojne keto dyshime.

« Për shkak të nivelit të lartë të preferencës midis pjesëmarrësve për t’iu bashkuar takimit të Presidencës së KSK-së përmes Zoom gjatë periudhës së verës, ngjarja Outreach e planifikuar më 4 korrik do të zhvillohet plotësisht online. Presidenti do të udhëtojë në Kosovë për aktivitete të komunikimit personal pas periudhës së verës. » ka deklaruar nga Haga znj. Angela Griep zëdhenese e Dhomave te spacializuara. (Due to the high level of preference among participants for joining the KSC President’s Outreach meeting via Zoom during the summer period, the Outreach event scheduled 4 July will take place completely online. The President will travel to Kosovo for in-person Outreach activities after the Summer period.)

Ndryshe, jemi deshmitare se diteve te fundit ishin ngritur zerat e kritikave dhe fyerjeve ndaj punes se Gjykates specale per krime ne Kosovë. Dhe këto ndodhi sa here ne Gjykaten e Hages arrijne dosje dhe deshmi te reja mbi te dyshuarit per krime.

Veq kesaj me 4 korrik, ne diten kur ne Kosove, rrespektivisht ne Gjilan do te qendronte znj.Trendafilova ishin paralajmëruar protesta kunder speciales dhe kryetares së Dhomave të Specializuara. Prandaj edhe gazeta Le Canton27.ch anulimin e konferences se shtypit te znj.Trendafilova ne Gjilan e nderlidhe me pasugrine e saj ne rajon.

Do perkujtuart se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ne fllim te prillit te ketij viti është kërcënuar me vdekje nga shërbimet e inteligjente serbe, per te fajesuar shqiptaret per “terrorizem”, lajm ky i cili beri jehone te madhe duke shkaktuar reagime te shumta nga ne Kosovë, Serbi dhe Shqiperi si dhe mediaz boterore.

Nga Haga eshte mesuar se znj. Trendafilova konferencen me gazetaret megjithate do ta mbaje, por jo fizikisht siq ishte parapare, por në mënyrë virtuale, përmes platformës ZOOM.

Rreth anulimit te vizites se kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trendafilova ne Kosovë , nga zyra e saj ka dhene nje shpjegim se  “Për shkak interesimit te madh te gazetareve për te ndjekur press konferencen me znj. Trendafilova të planifikuar të mbahet më 4 korrik, ajo nuk do te zhvillohet siq ishte parapare ne Gjilan, por permes online.. »

Disa qarqe ne Kosove pretendojne me qëllim apo pa te, se gjykata speciale paska per synim te njollos UCK-në, qe ne fakt nga Haga eshte demantuar disa here. Gjate bisedes me zyrtaret e Dhomave te Spacilazuara per gazeten zvicerane Le Canton27.ch, ata jane shprehur qarte se « Dhomat e Specializuara të Kosovës do të mbajnë përgjegjësi vetëm individët për krimet që pretendohet se kanë kryer dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi asnjë grup etnik, ndonje organizatë siq ishte UCK apo komunitet. Kjo pasqyrohet shume mire edhe në nenin e 16-të të ligjit, i cili trajton « përgjegjësi penale individuale.. »

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Derniers articles

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...