11.7 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Kërcënohet per vdekje kryeredaktori i gazetës shqiptaro-zvicerane “Bota sot”. Alarmohet IFJ dhe Reporters sans Frontieres ne Bruksel

Editori i gazetes me te madhe shqiptare ne ballkan Bota Sot z. Xhevdet Mazrakej me seli ne Zurich, ka kerkuar urgjentish nga autoritetet kosovare (policia dhe organet e drejtesisë) te bejne hetime dhe ndeshkojne kercnuesit dhe vrasesit e gazetes

Prishtinë, 22 Nëntor -Të dielën në mbrëmje, një telefonatë iu bë kryeredaktorit të gazetës shqipatro-zvicerane “Bota sot”, Idriz Morina, me mesazhe të qarta kërcënuese, për jetën, drejtuar familjes së tij, për cka eshte alarmuar edhe IFJ dhe Reporters sans Frontieres ne Bruksel, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

« Në një bisedë telefonike disa minutëshe kërcënuesi, disa herë ia ka kërcënuar familjen, nëse nuk i lë shkrimet.

“Lej shkrimet më, nuk ke pse shkruan më, e dimë nga je, të gjitha. Nuk është koha për ty, të shkruash…”, duke vazhduar me kërcënimin e familjes, pjesë të cilën nuk duam ta publikojmë, por, që e disponon edhe policia e Kosovës, trasnmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Rasti është regjistruar në polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore. Nuk është ky kërcënimi i parë që i bëhet gazetes dhe gazetareve te gazetes « Bota sot »  keto 20 vitet e fundit.

Rreth ketij kercnimi pe rvdekje ka reaguar sot edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me krëcënimin që mori kryeredaktori i “Bota sot”, gjatë mbrëmjes së djeshme. AGK shprehen të shqetësuar me rastin duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe dënim për kërcënuesit.

Sikur per vrasjet dhe shulmet e me hershme edhe per kercnimine fundit dja gazetes Bota sot  jane njoftuar orgnaizatat nderkombëtare si BE ashtu edhe Federata Nderkombëatre e gazteve dhe Reporters sans Frontieres ne Bruksel.

Ky kercnim nuk mihste i pare ndaj kolegeve te gazetes shqiptare qe botohet edhe në Zvicër. Nes ekutjojme atentatin e dshtuar me  27 shtator 2002, kur redaksia e kesaj gazet në Cyrihut iu nënshtrua një tentative per vrashe me bombe tere stafine redaksisë. Por, fatmiresisht,  mekanizmi i qitjes së bombës, i fshehur në një pako, nuk u aktivizua, kane shkruar mediat zvicerane, duke ju referuar hetuesve te policise federale.

Por, pas nje hetimi te gjate kati dhjetvjecar nga ana e policise dhe  prokurorit publik të Konfederatës Zvicerane eshte zbuluar derguesi i paketes me bome ruse ne redakisene  gazetes Bota sot.

Autori i bombes kunder Bota sot është arrestuar vitin 2016 rastësisht në Cyrih pas një rrahjeje në diskotekë, ku i ishin marrë provat e ADN-së i cli u muar ne paraburgim, kurse  në vitin 2017 është dënuar me 10 vite burg për veprën në fjalë.

Do perkujtuar se rreth kettyre kercni,meve dhe vrasjeve te gazetareve te Bota sot kane reaguar edhe organizaat boterore si Fdeerat Ndekrombëatree  gazterve dhe Reporters sans Frontieres me seli en Bruksel. RSF kujton se gazetari i « Bota Sot » Kastrati u vra në Kosovë më 19 tetor 2001 (shih alarmet e IFEX të 23 dhe 22 tetorit 2001). Më 8 tetor 2002, policia e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) arrestoi tre persona në lidhje me hetimin e vrasjes, por deri sot asnje nuk ehste denuar, për cka deshohet se prokuria kosovare eshte e korruptuar dhe e lidhur me mafian ne rajon. Besohet se me ardhjen e Qwverise se re te Albin Kurtit te cilet jane betuar se do te luftojne krimin e organizuar, bandat kriminale , korrupcionin neper gjykata dhe mafian ne rajon, do ta kene me lehte jo vetem qytetaret, pro edhe gazetaret te zhvillojne lirshem profesionin e tyre.  

Shoqatat e Gazetarëve nderkombëtar IFJ dhe Reporters sans Frontieres me seli në Bruksel janë të shqtësuar për heshtjene autoriteteve të Kosovës në zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të vrasjeve të gazetarëve në Kosovën e pasluftes.

Sipas IFJ dhe Reporters sans Frontieres me seli ne Bruksel në Kosovën e pas luftës ka pasur mbi 200 kërcënime dhe 7 gazetarë të vrarë, kryesisht të gazetës “Bota Sot” (Enver Malokut, Afrim Maliqit, Shefki Popovës, Xhemal Mustafës, Bekim Kastratit, Bardhyl Ajetit, Kristë Gegajt, Momir Stokuqas etj..) por sot e kësaj dite përveç deklaratave “të ashpra” askush nuk është arrestuar për këto akte kriminale.. Prandaj sikur IFJ edhe Reporters Sans Frontieres dhe IFJ në Bruksel kërkon urgjent nga Prishtina dhe ndërkombëtarët zbulimin e autorëve të vrasjeve dhe ekrcnuesve të gazetarëve në Kosovë.

Editori i gazetes me te madhe shqiptare ne ballkan Bota Sot z. Xhevdet Mazrakej me seli ne Zurich, ka kerkuar urgjentish nga autoritetet kosovare (policia dhe organet e drejtesisë) te bejne hetime dhe ndeshkojne kercnuesit dhe vrasesit e gazetes

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kërkohet hetim më efikas per vrasjet e gazetareve ne Kosovë keto dy deceniet e fundit. Madje Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve në Bruksel kanë kërkuar që Gjykata Speciale per krime ne Kosovë me seli ne Hagë  të përfshijë edhe vrasjet e gazetarëve pas luftës në Kosovë.

 

 

 

Derniers articles

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) nga Bilaçi u Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...

Pacolli me akuza të rënda: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin, të përfshirë eksponentë të lartë të saj

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk...