3 C
Berne
mardi 21/03/2023

Mediat zvicerane dhe shqiptare: Historike: Për herë të parë një gazetar shqiptar në krye të Shoqatës së Gazetarëve botërorë në Gjenevë

Për herë të parë një gazetar shqiptar është zgjedhur në kryesin e Shoqatës së Gazetarëve botërorë me seli në Gjenevë. Bëhet fjalë për Nefail Maliqin, nga Persheva, i cili jeton dhe vepron në Gjeneve që prej 20 vitesh.

Vendimi për ta zgjedhur gazetarin shqiptar në këtë kryesi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të shoqatës.

Lajmi është bërë i ditur nga gaxeta zvicerane Le Canton27.ch, ndërsa zgjedhja e Maliqit është përshëndetur nga të gjithë kolegët e tij, duke e cilësuar si historike.

Pas punimeve të Asamblesë, gazetari Nefail Maliqi teksa falenderoi kolegët tha për mediat zvicerane se “është ky një suksese jo vetëm i imi, por në përgjithësi i gazetarisë shqiptare, kur për herë të parë në kryesinë e një shoqate ndërkombëtarë zgjidhet një gazetar nga Ballkani…”

Nefail Maliqi punon si gazetar dhe ka qenë raporter për disa televizione në Shqipëri dhe rajon.

Gazetari nga Presheva njihet si një ndër gazetaret më aktivë në diasporën shqiptare, që ka kontribuar në çështjen e Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

 

Derniers articles

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...

Këshilli Federal miraton raportin për ushtrimin e të drejtës së votës nga jashtë

Bernë, 17 mars –Gjatë mbledhjes së 17 marsit 2023, Këshilli Federal miratoi një raport për ushtrimin e të drejtës së votës nga zviceranët jashtë...