5.3 C
Berne
samedi 27/04/2024

Imami shqiptar në Bernë shembull integrimi. 30 vite në shërbim të paqes dhe bashkëjetesës në Zvicër

Bernë, 8 tetor -Shqiptaret ne Zvicer nuk janë më ata sharaxhinjët apo pastruesit e rrugëve të Bernit, Gjenevës. Cyrihut.. ose vetëm punetorë krahu, te ndërtimit në Zvicër, por sot ata jane avokatë, akademikë, mesimdhenës, mjekë, prokuror, policë, deputetë, gazetarë, imamë me botëkuptime moderne dhe bashkëkohore te cilet jo vetem se po i kontribuojne proceseve dhe shoqerise ku jetojnë, shtetit helvetik, por po u japin imazh te mire shqiptarëve, si shembull i integrimeve. Njëri nga ta është padyshim edhe Mustafe Memeti ngha Presheva, kryetar i Formit Kordenativ te Organizatave Shqiptare Islame i cili jeton dhe vepron ne Zvicër qe tri decenie, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Imami shqiptare Mustafa Memeti i cili tashme eshtë zviceran, që nga vitit 2005, ai sot si imam drejton shoqatën ne Europaplatz në Bernë. Ai gjithashtu Vepron zyrtarisht si pastor ne disa institucione rehabilituese. Ai është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Bernë. Në moshën 13-vjeçare shkoi në botën arabe për të studiuar. Ai studioi teologjinë, ligjin islam dhe studimet e hadithit në Siri, Tunizi dhe Arabinë Saudite në Universitetin Islamik në Medine.

Imam Mustafe Memeti shpallet ne Zvicer « Personalitet i Vitit » 2014 wurde er von der Sonntagszeitung zum «Schweizer des Jahres» benannt

Aucune description disponible.Imam Mustafa Memeti si profesor-imam ne xhamine e Bernit eshte poliglot, sepse njeh së paku pesë gjuhë. Përveç shqipes, si gjuhë amtare, flet edhe arabishten (gjuhën e studimit), boshnjakisht, turqisht dhe gjermanisht.

Mesazhi thelbësor i Islamit është bashkëjetesa paqësore e njerëzve”, thotë Mustafa Memeti cili lufton kundër ekstremizmit dhe pro dialogut mes feve.

Në vitin 2014 ai u shpall « Zvicerani i Vitit » nga gazeta prestigjioze zvicerane Sonntagszeitung  (2014 wurde er von der Sonntagszeitung zum «Schweizer des Jahres» benannt) sepse ai ngrihet kundër ekstremizmit dhe për bashkëjetesë paqësore. Imami shqiptar ne Berne blerosohet lart jo vetem nga diapsora shqiptare ne Zvicer por edhe nga autoritetet helevtike i cili gati per cdo muaj e ka ne disa gazeta zvicerane qoftë përmes keshillave, deklaratave, apeleve, mesazheve apo intervistave, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mustafa Memeti lindi në Presheve, qytet ky i nje nje krahine të banuar me shumice shqiptare ende ne Serbi, ne kufi me Kosoven. Eshte i katërti nga tetë fëmijët e hoxhes Vaxhid Memetit, nje imam me emer në Luginën e Presheves dhe jashta saj, si në Kosove, Maqedoni dhe ballkan.

Memeti shkollën fillore e ndoqi në vendlindje dhe shkoi në botën arabe në moshën 13-vjeçare për të studiuar. Ai studioi ligjin islam dhe studimet e hadithit në Siri, Tunizi dhe më pas në Arabinë Saudite, në Universitetin Islamik në Medine.

Imami shqiptar në Bernë, xhamine e ka shëndrruar në një ‘Zvicër të vogël’

Imami shqiptar në Bernë, xhamine e ka shëndrruar në një ‘Zvicër të vogël’Se Zvicra është një synonim i demokracisë, tolerancës dhe multietniciteti te cilën e dëshmojnë shumë institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare qofte ato ne Berne apo Gjenevë. Një mozaik kulturash dhe multietniceti nuk e ke sot vetëm ne OKB por edhe ne “copë” te Zvicres sot e gjejmë edhe në xhaminë e Bernës e cila drejtohet nga imam Mustafa Mehmeti, xhami kjo e cila i përngjan një mini Zvicër e (Zvicër e vogël) shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sa here vizitojmë xhaminë ne fjale ajo është e mbushur plote me vizitore, jo vetëm me xhemat tradicional, por edhe me mysafire nga komunitetet tjera jo myslimane madje dhe tash ne kohe pandemie ku po respektohen masat dhe rregullat e autoriteteve zvicerane.

13 nëntori ne Zvicër njihet si “Nata e feve” e cila u shënua edhe ne xhaminë e Bernit, ku te pranishmit e tubuar pjesëtarë këta te të gjitha feve patën rastin jo vetëm te njihen por edhe te këmbejnë mendime te ndryshme.

Emërimi i Mustafa Memetit si imam i « Maison des Religions » në Bernë, nuk i gëzon vetëm njerëzit. Takimi me këtë zviceran të natyralizuar që preferon të flasë për dialog dhe integrim, kane shkruar mediat zvicerane.

Ouvrir la photo“Me rastin e kësaj nate, eksploroj biseda midis brezave në fe. Në bashkëpunim me kishën protestante të Bernit dhe synagogën u trajtua pyetja se si njerëzit e moshave të ndryshme jetojnë dhe e përcjellin fenë dhe kulturën e tyre në Bernë.” ka thënë imami i xhamisë ne Berne Mustafe Memeti i pyetur nga redaktori i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch mbi “Mbrmja e feve”

Sipas imam Mustafes “Mbremja e feve jane një takim-tribune e mrekullueshme në të cilën të rinjtë tanë kënduan edhe ilahije në gjuhen arabe dhe shqipe. Në fund u zhvillua një panel diskutimi mes myslimaëve, të krishterëve dhe hebrenjëve mbi ngjashmëritë dhe dallimet në tri fetë monoteiste.”

Xhamia e Bernës vërtetë ishte shndërruar në një “Zvicër të vogël” (Zvicra ne miniature) një mjedis multietnik qe prezantoi një mozaik te kulturave dhe tolerancës.

Këtë shembull te tubimeve dhe bashkëpunimit ndër fetar duhet ndjekur jo vetëm xhamitë tjera, por edhe qendrat e feve tjera ne Zvicër. Fundja, ndoshta jo për ta justifikuar modelin e një shteti tolerant dhe multientik, por bile për te dëshmuar se jetojmë në Zvicër, ka thënë ne fund Imam Mustafa.

Memeti jeton në Zvicër që nga viti 1988 dhe është natyralizuar në vitin 2005. Ai është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në zonën e Bernës. Djali i dyte i hoxhes nga Presheva që jeton dhe vepron ne Zvicer eshte Muvehidin Memeti i cili posa ka diplomuar në Universitetin e Bernës. Ai merr titullin master në shkenca juridike.

Derniers articles

Policia zvicerane në akison, sërish arreston 10 shqiptarë dhe serbë në klube të nates

Bernë, 26 prill -Gjatë një bastisjeje në një klub në Sennwald SG, policia kantonale e St. Gallen arreston dhejte persona, përfshirë drejtorin menaxhues. Të...

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) nga Bilaçi u Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...