11.7 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Dita e alfabetit shqip / Imami shqiptar Dr. Ahmed Kalaja: Të arrestohen ata që e bastardojnë gjuhën shqipe! VIDEO

Bernë, 22 nentor -Me rastin e Dites se Alfabetit të Gjuhës Shqipe gazeta zvicerane necshqipnKe Canton27.ch ka publikuar nje video ku imami i njohur shqiptar i njohur Dr. Ahmed Kalaja gjate nje ligjerate ka kerkuar që të arrestohen shkaterruesit, ata qe bastardojne gjuhen tonë, te cilet i kane shpallur lufte shqipes sone të bukur!

Sot është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Hoxhë Ahmed Kalaja i lindur në Tiranë më prill 1977, pasi e përfundoi shkollën fillore dhe tetëvjeçare në vendlindje, u end mbi 10 vite duke studiuar për fenë Islame në Medresenë e Tiranës pastaj në Damask të Sirise (93-97) dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Medinës në degën e jurisprudencës Islame (Drejtësi).

Hoxhë Ahmed Kalaja aktualisht është Imam dhe ligjërues Hatib i një prej xhamive më të mëdha të Tiranës, anëtar i Këshillit të Myftinisë së Tiranës për më shumë 15 vite radhazi si dhe iniciator i shumë aktiviteteve fetare e socio-kulturore brenda dhe jashtë vendit. Ai shfaqet herë pas here edhe në kanale të ndryshme televizive.

Në opinionin kosovar sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ai u bë i njohur me Peticionin për Pavarësinë e Kosovës, drejtuar vendeve te Konferencës Islamike; OKI. Peticion, i cili kishte gjetur mbështjetje edhe firmosur nga 52 000 qytetarë te te gjitha kategorive madje edhe e gjithë kjo vetëm në dy javë.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.
Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

 

Derniers articles

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) nga Bilaçi u Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...

Pacolli me akuza të rënda: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin, të përfshirë eksponentë të lartë të saj

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk...