6.6 C
Berne
dimanche 24/09/2023

Femrës t’i sigurohet ‘hisja’ e saj me forcën e ligjit

Shkruan: Mustafe BAJRAMI

Kohëve të fundit në Kosovë është folur mjaftë për të drejtat e gruas si dhe për ofendimet që po i bëhen asaj nëpërmes ngacmimeve seksuale.

Përveç në rrjetet sociale, debati për këtë çështje u shtrua edhe nëpër disa emisione televizive.

Megjithatë, mendon Mustafë Bajrami, kjo nuk është e mjaftueshme. Sipas tij, në shoqërinë tonë vazhdimisht flitet për të drejtën e femrës në trashëgimi, porse askush nuk merr iniciativën konkrete që ajo të bëhet normë e pakapërsyeshme e shoqërisë sonë.

Për më tepër, Mustafë Bajrami ka përmendur edhe prijësit fetarë të cilët ligjërojnë dhe ngritin zërin për atë se si feja islame i garanton femrës të drejtën për të trashëguar. Mirëpo, thotë ai, ata vetë nuk e praktikojnë atë që e thonë nëpër xhami.

Nëse Zoti ua garanton atë të drejtë, kush jeni ju që ua ndalni dhe ndaloni atë“, ka pyetur Mustafë Bajrami

1. Qohet shqipja, dikur komunist i regjur, tash vetëm ateist e profesor, i marton vajzat, pastaj ua ndanë tokën e pasurinë djemve ndërsa vajzave nuk ua ndanë asnjë cent. Po i njëjti vazhdon të shes “drejtësi” duke thënë se ma mirë sa të jam gjallë ta ndajë pasurinë që t’mos u lë evladëve bela. Në të njëjtën kohë, bërtet sa mundet se feja (islame) e diskriminon femrën, dhe se, feja na ka lënë prapa. E ky njeri që ka emër e mbiemër kurrë asnjë dispozitë të fesë islame nuk e pa praktikue!

2. Qohet hoxha me nam, i cili di shpesh me “kallë e me tranue” xhematin me ligjëratat e tij, duke bërtitur nga mihrabi e duke thënë se Islami është fe e barazisë, e drejtësisë, e këndej, vajzave të tij su ka dhënë asnjë cent kur e ka nda pasurinë!

3. Qohet prifti e na tregon për dashurinë ndaj Krishtit, ndaj kombit, ndaj atdheut e ndaj Skenderbeut, plus, flet për madhështinë e Shën Terezës, a këndej as ky, kurrë asnjë cent sua ka nda vajzave të martuara kur e ka nda pasurinë!

4. Qohen intelektualë të cilët janë të zhurmshëm duke bërtitur (rrejshëm) për barazi sociale, duke kritikuar politikën e duke folur në favor të drejtave të gruas, a këndej, as këta asnjë cent nuk ia kanë ndarë vajzave të tyre kur janë martuar!

Atëherë, kush është fajtori këtu, feja, mendësia shqiptare, ligji apo kush?

Propozoj që organet kompetente të vënë një nen në aktin e martesës dhe ty pyetet vajza: A pajtohesh që me vullnetin tënd të lirë po heqë dorë nga pasuria e cila të takon ty, dhe e cila po mbetet tek prindërit, vëllezërit dhe kunatat e tua.

Bile, kisha propozuar që fillimisht aty-për-aty të ndahet hisja e saj, e pastaj ajo me vullnetin e lirë ose ta merr më vonë apo ta lë tek vëllezërit dhe kunatat e saj.

Qeveria e tanishme e ka këtë fat të madh të veprojë në drejtim të mbrojtjes me ligj të së drejtës së fermës në momentin kur ajo nënshkruan aktin e martesës. Jo si e drejtë, por si detyrim në vepër. Qeveria do të mbetej në histori për të mirë, nëse merr një vendim të tillë.

Vetëm kështu mund të vetëdijesohet ky popull, dhe vetëm kështu del në shesh se kush saktësisht është fajtor pse vajzave shqiptare nuk u jepet hisja kur të martohen, përkundër shumë kombeve tjera që ose ua ndajnë sipas parimeve fetare, ose sipas ligjeve sekulare në fuqi…!

Derniers articles

Kryeministri Kurti dhe deputeti Wermuth ne Olten uruan fitore kandidateve shqiptare per deputete ne parlamentin zviceran ne zgjedhjet e tetorit

Olten, 23 shtator -Pas nje dite takime, biseda dhe akivitete ne presidencen e Konfederates zvicerane dhe me kandidatet shqiptar qe do garojne per deputete...

Le député genevois Arbër Jahija salue le Premier ministre kosovar. Voici ce qu’il a écrit de la rencontre avec Albin Kurti

Après la réunion bilatérale avec le président suisse Alain Berset, le Premier ministre du Kosovo, Albin Kurti, ainsi que la ministre de la Culture,...

Deputeti nga Gjeneva Arbër Jahija pershendet kryeministrin kosovar. Ja cfare shkruan ai nga takimi me Albin Kurtin

Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Zija Rexhepi merr drejtimin si drejtor i ATV-së

Prishtine, 23 shtator -Gazetari dhe prezantuesi i njohur, Zija Rexhepi, është emëruar drejtor i ATV-së, televizionit më të madh në vend. Rexhepi sjell në rolin...

Kryeministri Kurti takon në Bernë 30 kandidatët shqiptarë te te gjith partive zvicerane që garojne per deputet në Parlamentin zviceran

Berne, 22 shtator -Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë...