15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Mbi 50 veteranë (ushtarë të UÇK-së) bënë vetëvrasje në Kosoven e pasluftes, për shkak krizes ekonomike dhe varfërise, të papune, shteti i la anash qe 20 vjet 

Brnë, 6 qershor -Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, mbi 50 ish-ushtarë të UCK-se kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës. Këto të dhëna i bën publike Xhevdet Qeriçi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ushtaret e UCK-së dje mee pushke ne krah që sollen lirire dhe pamvarësine mbeten rrugeve me biciklete tuj mbledh kanace, kurse ata qe nuk luftuan u bene « komandant » dhe sot shetisin me xhipa me shfalerka 

Sot ne Kosovë vetarenet e UCK-së kush si ben « mall » , jane injfrrtuar komplet n gfa shteti qe nga mabrimi i luftes ata mbesin gjallëw duke shitur kanaqe te Cpca Collavete Amerikës dhe duke shitur cigare n’pazar?! Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Morina që nga paslufta jeton në kushte shumë të vështira. Morina, që jeton në fshatin Rixhevë të Klinës mbledh kanaqe për çdo ditë për të siguruar mbijetesën e tij.E sa e sa t ejtere jane si ky Veliku?! Tjetri ish luftëtari i UÇK-së, Milaim Beqiri jeton në kushte të rënda, pa pasur mundësi të sigurojë as kafshatën e gojës. Ai ndjehet i lënë pas dore nga shteti edhe pse për vendin e tij rrezikoi jetën. Mjerim!

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, 48  ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës.. Këto të dhëna i bën publike para 4 vitesh Xhevdet Qeriçi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së ne mdiat shqiptare, qe sipas njoftimeve te fundfit nga terreni ky numer i vetevrasjeve te ish-ushtareve dhe veteraneve te UCK-së ka kaluar mbi 50 sish, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ndersa Ish ushtari tjete i Ushtrisë Çlirimtare të së Kosovës Bekë Beka fal shoqatës “Jetimët e Ballkanit” është bërë  me shtëpi me 2018 se per shtet, siq tha ai, kisha mbetur rrugeve, siq isha deri tash. « Liderët partiak na lanë nëpër burgje, vuajtje, na tradhtuan, na mashtruan, vetë u pasuruan!.. » thote ish-ushatri i UCK-së për gazten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Me vitin 2014 ish-luftetari i UCK-së Milaim Beqiri thote ne gasyzeta e Kosovës se “Kam qenë ushtar i UÇK-së. Kam luftuar për ta parë vendin tim të lirë, e kjo gjë erdhi, mirëpo, pavarësisht kësaj, unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë gjë. I kam të gjitha dokumentet se jam veteran i luftës, por ne jemi kategoria më e lënë pas dore nga shteti ynë, dhe kjo më dhemb shumë, sepse ne kemi rrezikuar edhe jetën tonë”

Sipas z.Qeriçi “ky është turpi më i madh i këtij shteti dhe shumë e rëndë për ne si shoqëri kur dihet se këta ushtarë i kanë bërë ballë gjithë atyre sfidave, përballë gjithë asaj makinerie të Serbisë dhe pas lufte të vetëvriten se nuk kanë mundësi t’i ushqejnë familjet e tyre”.

Qeriçi ka treguar edhe për padrejtësitë e shumta që po u behën veteranëve dhe invalidëve të luftës, për fryrjen e listave e po ashtu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos respektim të vlerave të UÇK-së dhe për përbuzjen që po u behët këtyre kategorive.

Ai ka folur edhe për një rast konkret duke treguar rrëfimin e një ish ushtari të UÇK-së, i cili u detyrua ta lëshojë vendin për të cilin luftoi për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

“Kurrë nuk do ta shkelja tokën e Kosovës po të mos i kisha familjen atje”, kështu i ka thënë një bashkëluftëtar, Xhevdet Qeriçit.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...