9.1 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Ekskluzive/Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark: Braktisja e institucioneve nga serbët nuk ka të bëjë thjesht per targat, por…

Redaktroi i gazetes zvicerane Le Canton27.ch ne bisede me shefin e EULEX-it z. Lars-Gunnar Wigemark (Photo Le Canton27.ch)

Prishtinë 19 nëntor -Situata aktuale në Kosovë, sidomos zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, Cfarë do të ndodhë pas 21 nëntorit?, pritet “lufte” siq flasin mediat ne Beograd e Prishtine? A ka në Veri mercenarë, rusë të armatosur, pjesëtarë të “Wagner” ? A po manipulohen serbët e Kosovës nga Beogradi, pas lojës me tabelat a qendron Vucic e pas Vucicit Putin? Se kur do te ndodhe liberalizimi i vizave, A ka korrupcion ne Kosove? Sa ka arrite Albin Kurti ta mposhte ate? Kosova kur do jete anetare e Interpol-it etj…Pra për gjitha këto dhe shumë cka tjetër me interes kombëtar dhe ndërkombëtar mund të lexoni në intervisten ekskluzive me shefin e EULEX-it z. Lars-Gunnar Wigemark dhënë gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Wigemark: Si mision jemi duke vazhduar të merremi me çështje të krimeve të luftës

Aucune description disponible.Le Canton27.ch: Si e vlerësoni situatën aktuale në veri, meqë si në Serbia ashtu edhe ne Kosovë, poltikaj, analiste dhe mediat flasin për “luftë“, te cili term nuk dua ta perdori? 

Lars-Gunnar Wigemark: Sa i përket gjendje në veri, do të fillojët’ju tregoj nga ajo që pash vetë. Unë isha në pjesën veriore të Mitrovicës dy ditë më parë, siç mund ta dini dhe ne kemi personel dhe staf atje. Kemi një njësi të specializuar të EULEX-it dhe gjithashtu kemi edhe këshilltarë policorë, të cilët kanëbashkëpunuar me drejtorinë rajonale të policisë, në qytetin e Mitrovicës më konkretisht në pjesën veriore.Gjithashtu kishim edhe këshilltarë dhe monitorues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, që përveç pranisë tonë në pjestë tjera të Kosovës, kemi prani edhe në veri.

Le Canton27.ch: Misioni i EULEX-it ka marrë detyra shtesë në veri, duke e rritur edhe numrin, për shkak të vendimit të serbëve për ta braktisur policinë. Si është situate në veri, mediat po raportojnë se Serbia është e përfshirë në armatosjen e serbëve. A ka rrezik të shtuar për dhunë?

Lars-Gunnar Wigemark: Situata është relativisht e qetë, në fakt kemi pas sot dy incidente, ndoshta keni dëgjuar, por ne ende nuk i kemi informacionet e plota. Është sulmuar një kameraman. Gjithashtu ishte edhe një incident tjetër dy ditë përpara, një pjesëtar i një ojq-je që quhet “Aktiv” me të cilën ne kemi bashkëpunim, ishte keqtrajtuar nga policia e Kosovës. Të gjitha këto incidente megjithatë kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirinë e shprehjes.  Në këtë moment kohor, kur e dimë që të gjithë zyrtarët serbë të policisë së Kosovës, kanë dhënë dorëheqje dhe tani ekziston njëlloj vakumi i sigurisë. Ne si EULEX-i jemi duke u përpjekur që ta përmbushim atë vakum, duke e shtuar praninë tonë atje dhe duke patrulluar atje dhe duke bashkëpunuar me policinë e Kosovës. Sot paradite e takova u.d.drejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, drejtorin e operacioneve, dhe me të cilët diskutuam për planet e policisë së Kosovës, sepse gjithçka e bëjmë ne e bëjmë në mbështetje të policisë së Kosovës, sepse ajo është përgjegjësja kryesore, dhe jemi si faktor i dytë nëmbështetje të policisë së Kosovës. Pra, si kanë kërkuar ndihmëpara një jave ndihmë për patrullim, ne i kemi ofruar mbështetje, për monitorim të situatës. Por, natyrisht ne nuk kemi numër tëmjaftueshëm të policëve,  të pranishëm në veri, për tëmbështetur qytetarët në veri, pavarësisht nëse janë shqiptarë, serb apo grupe të tjera. E ndjejmë mungesën e policisë nëse ka aksidente trafiku, vjedhje apo plaçkitje, aty nuk ka policë lokal që të merren me ato raste, dhe çfarëdo që të bëjmë ne e bëjmë nëmbështetje të numrit të vogël të policëve lokal.

Le Canton27.ch:  Per c”tensionimi e situates ne veri bashkepunoni me forcat vendore (Policine dhe FSK) dhe ato nderkombetare?

Lars-Gunnar Wigemark: Së pari ne nuk kemi mandat të ri të EULEX-it, sepse jemi në suaza të mandatit ekzistues që kemi. Ne nuk mund ta zëvendësojmë policinë vendëse të Kosovës. Por, ne mund tështojmë praninë tonë, ta shtojmë monitorimin. Po ashtu gjatë këtyre ditëve edhe këshilltarët tanë policor dalin për patrullime jo vetëmme makina, por edhe në këmbë, për tëtreguar që ne jemi aty. Gjithashtu do të bashkëpunojmë me policinë e Kosovës. Gjithashtu ne kemi informacione se disa njerëz janë duke u armatosur. Situata ëhstë mjaft e tensionuar, dhe për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të gjithëve palëve, që tëruajnë qetësinë, dhe të mos përfitojnë në dëm të paqartësisë sëkësaj situate. Dhe natyrisht e dimë që në veri të Kosovës ka grupe kriminale, dhe natyrisht nëse ka polici se shumica e tëgjithë qytetarëve, edhe serbë edhe shqiptarë, se ata duan paqe, nuk duan dhunë definitvisht. Nuk duam asnjë situatë që mund tëjetë e ngjashme me situatën e luftës, ne do t’i pengojmë këto provokime, dhe që të mos luajnë me zjarrin.

Le Canton27.ch: Në rast se Qeveria nuk e shtyn zbatimin e vendimit të saj për targat ilegale serbe, a keni ndonjë plan të ballafaqimit me situatën, a ka rrezik që situata të dalë jashtë kontrollit, apo do të mjaftojnë trupat tuaja dhe të Policisë së Kosovës, që të pengojnënjë tentative të  invazionit të Serbisë?

Lars-Gunnar Wigemark: Para së gjithash siç thashë se ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, kishim edhe njëtakim për bashkërendim në nivel operacional, dhe natyrisht i takon policisë së Kosovës që ta ketë një plan operacional për tëvepruar, dhe pjesët kryesore të atij plani do t’i ndajnë me ne dhe ne vetëm mund ta mbështesim. Kjo ka të bëjë edhe me faktorin e tretë të sigurisë, që është KFOR-i në Kosovë. Se si funksionon ky bashkëpunim është se policia e Kosovës na drejtohet neve për mbështetje dhe nëse ne vlerësojmë se nuk kemi forca të mjaftueshme ne do t’i drejtohemi KFOR-it.

Le Canton27.ch: Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, z.Borell ka thënë se “më e keqja mund të ndodhë”, dhe ka kërkuar marrëveshje ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Si vlerësoni ju, nëse nuk arrihet marrëveshje, përkatësisht shtyrje e vendimit për targat, a ka rrezik të ndodhë ajo që paralajmëron z.Borell?

Lars-Gunnar Wigemark: Unë nuk do të komentojë apo argumentojë se çfarë ka thënë z.Borell sepse ai është autoriteti më i lartë i BE-së, por natyrisht ne kemi raportuar gjatë disa muajve, dhe kjo nuk ështëdiçka e re. Janë bërë disa shtyrje të afateve për targat, si pretendon Qeveria e Kosovës, por në anën tjetër siç e dini, BE-ja dhe SHBA thonë se duhet të jepet edhe një afat shtesë kohor për këtë proces, përkundër faktit se të gjitha planet bazohen nëmarrëveshjet në Bruksel dhe në zbatimin e ligjeve, i cili duhet tëzbatohet. Nuk mendojmë që askush se konteston të drejtën e Kosovës për ta zbatuar këtë vendim, për zëvendësimin apo ndërrimin e tabelave, KM apo të tjera, por është çështja se si bëhet ky proces dhe sa shpejt, e kjo tani në njëfarë mënyre ështëbërë njëfarë simboli për gjithëçka tjetër. Personalisht mendoj se kjo nuk ka të bëjë thjesht me targat.

Le Canton27.ch:Këtu desha të dal. Ne e përdorim një shprehje, se kush qëndron mbrapa kësaj, është një djall i zi? Ne gazetarët ndërkombëtar nëGjenevë ne e komentojmë këtë zhvillim se pas tij qëndron Rusi, që ta shtyjë Serbinë në zjarr dhe ta zhvendos vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, që ta largojë edhe vëmendjen e mediave?

Lars-Gunnar Wigemark: Nuk e kisha në mendjen kryesisht Rusinë në këtë rast, por duke e parë situatën e sotme, por nëse e shohim gjendjen aktualisht në Evropë, që shoqërohet nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë, bazuar në realitetin që BE-ja është e pakënaqur që Serbia nuk është rreshtuar me sanksione ndaj Rusisë, është diçka që dihet mirëfilli, është e mundur që Rusia ta përdorë për shpërqendrim, por ajo që po bën ajo, është kundër të drejtës ndërkombëtare, kundër sovranitetit të një vendi të pavarur siç është Ukraina. Duke iu referuar gjendjes në veri të Kosovës, nuk e shohim ndonjë prani ruse. Ka më shumë deklarime të tipit të propagandës, mund të jenë spekulime. Zgjidhja këtu duhet të jetë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe duhet të trajtohet si një çështje dypalëshe. Të dyja palët Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen dhe të bëjnë kompromise. Unë e di se si ka ndodhur shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat e tmerrshme që ka shkaktuar, dhe nuk mendoj se dikush me mendje në kokë, dëshiron ta shoh atë situatë të përsëritet. Si mision jemi duke vazhduar të merremi me çështje të krimeve të luftës, të kërkimit të personave të pagjetur, gjithë trashëgimin qëka sjellë lufta. Kushdo që e ka përjetuar personalisht luftën me siguri askush nuk dëshiron të përsëritet, për atë po ju apelojmë të gjitha palëve që të veprojnë me syçeltësi, dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore, të veprojnë me përgjegjësi, sepse mendoj se askush në historinë evropiane, nuk e ka filluar luftën për targa apo regjistrime të makinave, tani nuk është koha duke e pasur parasysh edhe luftën në Ukrainë.

Le Canton27.ch: A keni informacione dhe sa po luftohet krimi në Kosovë aktualisht? A ka rënë niveli i krimit dhe korrupsionit?

Lars-Gunnar Wigemark: Ne e bëjmë monotirimin e tërë sistemit të drejtësisë, që nga faza policore, ndjekja penale, deri tek vendimet e gjykatave dhe të shërbimit korrektues e sprovues. Sot, në orët e para paraqitëm një film të shkurtër të rehabilitimit të një tëmituri, dhe nevojës për t’u trajtuar në institucione. Mendoj se kemi parë disa përmirësime, po shohim se gjyqësori ka nisur tëjetë pak më efikas, në kuptimin e mbajtjes së seancave, ndërsa përpara shumë seanca kanë qenë jo shumë produktive, kur njëra palë nuk është paraqitur në seancë dhe gjyqtari është dashur ta ricaktojë seancën. E shumë gjykime kanë qenë me ritme tëngadalshme. Që nga viti i kaluar kemi parë një zvogëlim të atyre seancave joproduktive, që gjyqtarët të jenë më të rreptë, qoftëkur prokuroria kur të caktohet seanca duhet të paraqiten nëseancë, e duhet të ketë gjithashtu njohuri të organizimit tëseancave, sepse nuk e kanë pasur seanca të organizuara mirë, dhe kemi pasur raste të vazhdimit me vite të tëra të gjykimit, veçanërisht raste të profilit të lartë. Si disa raste që kanë filluar nën mandatin ekzekutiv të EULEX-it, disa të tjera që nuk kemi qenë të përfshirë drejtpërdrejt, por janë raste të reja që i monitotorjmë. Sidoqoftë vazhdojmë të shohim ndërhyrje, që nuk do të duhej të ekzistonin në praktikat ligjore. Shpesh kërkojnënga ne që t’i monitorojmë rastet që i kanë në trajtim, sepse këtëe shohin si mundësi për më pak ndikim. Nëse flisni për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund të themi se qeveria aktuale ka shënuar përmirësime, e ka vendosur si prioritet reformën gjyqësore, ka miratuar dy ligje, dhe do të fillojë edhe me procesin e vetingut.

Le Canton27.ch: A keni bashkëpunim me Interpolin apo Europolin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Lars-Gunnar Wigemark: Kosova nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejt me Europolin, dhe nuk mund të bëjë shkëmbimin e drejtpërdrejtëme të informacioneve, por ne kemi një zyrtar policor i Suedisëqë ndihmon bashkëpunimin ndërmjet Europolit dhe EULEX-it. Tani Kosova e ka caktuar një zyrtar ndërlidhës, i cili do tëshkojë në qendrën e EUROPOL-it për një kohë. Gjithashtu këtë e bëjmë edhe me Interpolin. Po ashtu edhe me mbështje tëUNMIK-ut.

Le Canton27.ch: Sa është duke ndihmuar Zvicra në këtë çështje, çfarë roli luan ajo?

Lars-Gunnar Wigemark: Zvicra është një vend kontribuuese në këtë mision dhe kemi pasur disa kolegë nga Zvicra, si gjykatës përgjegjës në Panelin për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, deri në fillim të këtij viti, pastaj në Dhomën e Specializuar.

Le Canton27.ch: Megjithatë nuk janë parë të arrestohen ‘peshq të mëdhenj’ si pat thënë shefi i parë i misionit të EULEX-it. A do të thotë kjo se sfida kryesore me drejtësinë janë njerëz të tillë të fuqishëm?

Lars-Gunnar Wigemark: Nëse kthehemi tek mandati fillestar i EULEX-it nëvitet 2008/2009 pritshmëritë lidhur me këtë çështje kanë qenëshumë të larta. Në të njëjtën kohë unë besoj se mision ka bërëedhe gjëra shumë të mira. Në kuadër të kësaj ne kemi pasur njënumër rastesh të profilit të lartë apo ‘peshqish të mëdhenjë’, tëcilëve u janë shqiptuar gjykime, por nganjëherë dënimet kanëqenë relativisht të ulëta, e gjithashtu kemi pasur disa raste qëishin dënuar dhe nuk kanë shkuar në vuajtje të dënimit, por po shikonin basketboll diku. Natyrisht që ky është problem jo vetëm për EULEX-in, por edhe për tërë Kosovën. Njerëzit me lidhje, me pushtet, me para dhe me lidhje politike, është gjendje e anshkalimit të drejtësisë dhe të fitonte pandëshkueshmëria. Është përmirësuar deri diku, bazuar në disa raste që ne i monitorojmë, shumë prej tyre të personave që kanë qenë nëpushtet, afarista e të tjerë, dhe unë besoj personalisht i takon Kosovës që t’i trajtojë këto raste.

Wigemark: Përfundimisht Kosova është në rrugën e duhur

Le Canton27.ch: Sa janë të vërteta informacionet në media dhe foto, se ka prezencë të rusëve të armatosur në veri, madje ka pasur raportim edhe për pjesëtarë të forcave private “Wagner”?

Lars-Gunnar Wigemark: në bazë të informacioneve që kemi ne, nuk kemi hasur në asnjë prani të grupeve të ashtuquajtura “Ëagner” apo pjesëtarë të grupeve paramilitare ruse apo të lidhura drejtpërdrejt me Rusinë. Ato që kemi parë psh.me 31 korrik, kemi parë njerëz të maskuar që ishin të maskuar mirë, e të cilët nuk ishin vendës dhe nuk flisnin serbisht, e prej nga vinin ata, disa mund të jenëvendas lokal apo mercenar, por megjithatë nuk flisnin rusisht.

Le Canton27.ch: Në asambletë e përgjithshme në Dubai, lata Dubai, ku dështoi anëtarësimi i Kosovës në Interpol. Tashti siç thatë ju që ka filluar të bie krimi i organizuar, a është koha që Kosova tëpranohet, sepse sipas informacioneve të mia nga policia, do tëaplikojnë sërish për anëtarësim?

Lars-Gunnar Wigemark: Unë mendoj se përfundimisht Kosova është në rrugën e duhur. Dhe ju e dini si e kemi situatën me këto pesë vendet europiane mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës. Unë mendoj qëKosova duhet të integrohet në të gjitha strukturat ndërkombëtare sa më shpejt që është e mundur, përfshirë edhe tërë rajonin, është pjesë e Evropës, e keni vendin në BE, dhe çdo gjë që ne mund të bëjmë në mbështetje të integrimit të Kosovës, ne do tëpërpiqemi ta bëjmë si mision për integrimin e Kosovës. Kosova tashmë ka marrëveshje me Europolin, përmes neve, përmes OKB-së, dhe po ashtu ka një interes edhe nga vendet e BE-së qëtë bashkëpunojnë sa më ngushtë, që të luftohet krimi dhe kriminalitet, dhe ai nuk njeh kufi, është transnacional, gjithashtu me rëndësi për bashkëpunimi rajonal, si me Shqipërinë, që po ashtu ka probleme me krimin, pastaj me Bosnje Hercegovinën, e cila tashmë ka aplikuar në BE, dhe ky është qëllimi i qeverisë së Kosovës, që të aplikojë. Unë personalisht besoj se Kosova ka bërë një rrugë të gjatë, dhe që njerëzit që nuk kanë qenë këtu apo një kohë të gjatë befasohen me zhvillimet, po ashtu ka një ngritje pozitive në indekset ndërkombëtare.

Le Canton27.ch: Kur po na i hiqni vizat? Eshtë kjo pyetja e qytetarëve, të cilët i takova derisa isha duke ardhur këtu, që po shihet prej tyre edhe si një lloj “terrori nervor”, se po shtyhet, po shtyhet vendimi? 

Lars-Gunnar Wigemark: Siç jam i sigurt ju e dini, Presidenca çeke e BE-së e ka bërë këtë çështje prioritet të vetin, dhe të gjitha vendet e BE-së pajtohen, se Kosovës duhet dhënë liberalizimi i vizave, një proces që duhet të përfundohet, dhe sipas Komisionit EuropianKosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Po, sikur të kishte qenë kjo punë në dorën time, vizat do të ishin hequr dje. Por, ajo që më pëlqen të them, është se në vitin e ardhshëm në këtë kohë, çështja e liberalizimit të vizave do të përfundojë.

Le Canton27.ch: A do të jeni ju shef i EULEX-it vitin e ardhshëm?

Lars-Gunnar Wigemark: Ejani pas një viti ketu dhe e shohim, dhe besoj se bashkarisht këtu do ta festojmë!Pas sulmit në Ujman, EULEX-i shton patrullimet në veri - Klan Kosova

Derniers articles

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...

Pacolli me akuza të rënda: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin, të përfshirë eksponentë të lartë të saj

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk...

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...