8.7 C
Berne
vendredi 8/11/2024

Zvicra-Turqia 3:1 / Xherdan Shaqiri – mbret i ndeshjes, i cili me dy supergola ngriti Zvicrën dhe shqiptarët!

Futbollisti Xherdan Shaqiri sot ishte në formën më të mirë! Shaqiri spektakolar, me dy supergola është më i merituari për fitoren e Zvicrës me rezultat 3:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen që u zhvillua para 35 mijë shikuesve në Baku të Azerbajxhanit.

Shaqiri ishte enigmë e pazgjidhur për turqit. Ai me dy supergola shkatërron turqit!

Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, pjesë e fitores së madhe. Në minutën e 6-të, Haris Seferoviq, nga rreth 17-18, godet furishëm dhe shënon në këndin e poshtëm të majtë.

Turqia pati disa mundësi të mira përmes futbollistëve Ayhan e Muldur por portieri Sommer është figura qendrore në pjesën e parë, katër herë shpëtoi portën e tij.

Në minutën e 26-të, Xherdan Shaqiri dridhi Turqinë.

Djaloshi nga Kosova, Shaqiri, ashtu siç e ka specialitet, nga rreth 20 metra, me të djathtën e tij godet fuqishëm dhe shënon në këndin e majtë të epërm, ndërsa portieri turk, Cakir, as që kishte takat që ta prek topin. Në minutën e 28-të, Shaqiri i vetëm dhe i pafat, goditja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 52-të, Embolo godet fortë por Cakir me mund e dëbon topin në korne.

Në minutën e 57-të, Xherdan Shaqiri nga rreth 14 metra godet fuqishëm për fat të keq të tij mbi portë. Futbollisti Irfan Kahveci, që luan për Fenerbahcen, në minutën e 61-të, godet nga rreth 20 metra dhe shënon në këndin e epërm të djathtë, ndërsa portieri i Zvicrës nuk kishte mundësi të ndalte, 2:1.

Në minutën e 68-të, një veprim i bukur Xhaka – Zuber – Shaqiri, ky i fundit nga rreth 13-14 metra shënon supergol në këndin e epërm të djathtë 3:1.

Shaqiri shënues i dyfishtë dhe lojtar i ndeshjes. Në minutën e 76-të, Shaqiri u zëvendësua nga Zuber. Në minutën e 77-të, kapiteni Granit Xhaka i pa fat, gjuan nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra dhe shtylla e majtë e poshtme e shpëton Turqinë. Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.

Derniers articles