11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Zvicer, 38 mijë raste të reja me CoVID-19, 22 të vdekur

Berne, 20 janar – Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronvirusit në Zvicër.

Në 24 orët e fundit, 37 mijë 992 raste të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testimeve të kryera është 111 mijë e 906.

BAG raporton gjithashtu 22 vdekje të reja nga virusi korona. 138 persona të tjerë u shtruan në spital.

Kurse, të enjten janë raportuar 39 mijë e 807 raste të reja me koronavirus në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 108 mijë 896. BAG raporton gjithashtu 13 të vdekur dhe 138 të persona të shtruar në spital.

Derniers articles