Cka i tha gazetarit shqiptare ne Bernë ish-presidenti Pascal Couchepin, pse Zvicra e njohur Kosovën, përkunder pesioneve te Beogradit dhe Moskës?..
Pas takimeve me kryeministrin e Kosovës Kurtin, presidenti i Zvicres, neser ne Beograd dhe Shkup, do të takoj homologun serb Vucic dhe maqedonasen Siljanovska
Kjo është vizita e parë e një presidenti zviceran në Serbi në tetëmbëdhjetë vjet, një mungesë kryesisht për shkak të çështjes së Kosovës. Zvicra ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Në atë kohë, presidenca zvicerane mbahej nga Pascal Couchepin. Po atë vit, gjatë një dreke pune me gazetarë të huaj në Bernë, ai e shpjegoi këtë vendim. Kur u pyet, veçanërisht nga redaktori i gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch për imazhin e kosovarëve në Zvicër, ai theksoi se «Kosovarët tani përbëjnë një komunitet të rëndësishëm në Zvicër dhe përfaqësojnë një shembull integrimi dhe suksesi ».
Lidhur me njohjen e Kosovës ne vazhdim Pascal Couchepin deklori se « Ne u përballëm me dy të këqija: nga njëra anë, një komunitet të madh dhe të integruar mirë kosovar në Zvicër; nga ana tjetër, marrëdhënie të mira me Serbinë dhe Rusinë. Pavarësisht presionit, ne zgjodhëm të keqen më të vogël nga dy të këqijat, duke e njohur Kosovën, sepse mosveprimi do të kishte qenë më keq për vendin tonë ».
Si një vend neutral, Zvicra është e përfshirë në mënyrë aktive në dialogun e Brukselit midis Beogradit dhe Prishtines dhe ka organizuar disa takime midis palëve, veçanërisht në Solothurn. Ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis, së bashku me ish-presidenten Karin Keller-Sutter, theksuan se « siguria në Ballkan do të thotë edhe siguri në Zvicër ».
Pyetje parë e Parmelin, Vucicit: Pse në Zvicër sot janë 13’797 shqiprarë nga Serbia nga Lugina e Preshevës ?
Vizita e Guy Parmelin në Beograd duket kështu e ndjeshme dhe shumë simbolike, duke pasur parasysh se Zvicra e njohu Kosovën në vitin 2008, një pavarësi që Serbia ende nuk e njeh. Presidenti zviceran ishte gjithashtu ndër udhëheqësit e parë evropianë që uroi Albin Kurtin për fitoren e tij zgjedhore në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë.
Ekonomikisht, Serbia, ashtu si Kosova, është një partner i rëndësishëm tregtar i Zvicrës në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 1991, Zvicra ka ofruar më shumë se 650 milionë franga zvicerane në ndihmë financiare për Serbinë.
Kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, Serbia filloi negociatat në vitin 2014. Megjithatë, procesi po përparon ngadalë për shkak të sfidave të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën, si dhe kritikat në lidhje me përafrimin e saj me politikën e jashtme evropiane.
Për më tepër, sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch, situata e pakicave mbetet shqetësuese, veçanërisht ajo e shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), një rajon në Serbinë jugore. Sipas raporteve ndërkombëtare, këto popullata përballen me diskriminim, veçanërisht përmes « pasivizimit » administrativ të adresave, i perceptuar si një formë e përjashtimit institucional. Këto praktika kanë kontribuar në emigracion të konsiderueshëm në Evropë, veçanërisht në Zvicër.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave sot ne Zvcer jetojne dhe punojne 86’043 shtetas nga Serbia, përfshirë ketu 13’797 shqiptarë nga Lugina e Preshevës nga sqi thkne serbet nga « Serbia jugore » apo shqiptarët « Kosovë Lindore », por edhe mijëra tjerë jo serbë, rrespektivsht nga pakicat tjera. Sepse Serbia sot eshte vedi me multientik ne Evropë deh pe cdi Kosva nga BE shpesh quihet si « Multientike » me 5-6 minrotet, kurse Serbia jo edhe spe ka 27 minoritete?!

