Prishtinë, 15 maj -Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ndodhi dje në Skënderaj, ku u përfshinë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku dhe Kryetari i Degës së VV’së atje, Hysni Mehani. Edhe mediat kosovare kane raportuar per dy arrestime pas një perleshje dje ne qytetin e Skenderaj te Kosovës. Madje, sipas tyre, njeri nga te arrestuarit eshte edhe « një ish-komandant i UCK-së Sami Lushtaku », kryetar i Bashkise se Skenderaj, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Përgjaken zgjedhjet e 7 qershorit ne Kosovë ku nje Zv.minister shqiptar ështe dhunuar nga një ish-komandant i UCK-së
Skandal në Kosovë! Zv.ministri i Financave te Kosovës Hysnim Mehani eshte sulmuar ne Skendaraj ndaj te cilet eshte ushtruar dhune fizike ndaj tij në një resaturant nga kryetari i kesaj komune Sami Lushtaku emri i te cilit eshte i njohur në Kosovë si problematik. Pas disa minutash ne vendin e ngjarjes kane dalurur dhjetra vetuara policie dhe xahipa pizgauer te shoqeruar nga ndihma e shpejte, ku i plagosuri i mbushur ne gjak eshte derguar ne spital, ne urgjencë. Kurse, sipas mediave, me vone eshte arrestuar edhe sulmuesi Sami Lushtaku, kryetar i komunes se Skenderaj.
Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, në raport thuhet se Polici është njoftuar për rrahje në një lokal dhe se si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka thënë se ka arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ky sulm po denohet nga qytetaret dhe institucionet e vendit, kurse mediat e opozites ftojne qytetaret te mblidhen para policisë…
“Pas pranimit të një informate për rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport i policise së Kosovës, cuton LeCanton27.ch

