12.3 C
Berne
mercredi 15/05/2024

Cfarë po ndodhë me kosovarët?! Edhe ne Zvicër dhunë. Policia arreston pesë te rinjë që sulmuan një 17-vjecar. I ranë në kokë « pa isaf », duke i shkaktuar lëndime të rënda?!

Bernë, 26  janar -Lajme te zeza, të zeza jo vetëm ne mediat tona por edhe ne ato në Zvicër dhe ato boterore kush grupe te rinjesh nuk ndalen nga dhuna. Nuk kalon ditë apo javë qe mediat perendimore t’mos raportojne per nje rrahje, dhunë, vrasje, arerstime për drogë.. apo te zeza tjera për shqiptaret?! Ende pa pushuar ne mediat tona afera e dhunes mbi te riun Lulzim Fejuzullahut dhe Liridona Ademajt si viktima te dhunes, kendej ne Zvicer kris llosi, thika, mes te rinjve shqiptar. Shqiptarë nuk din kah me i ra vëllaut, ate e pergjakin i sjellin mu në kokë, njerin e bëjnë për spital?!

Rinia shqiptare jashtë, duket se nuk po e kupton çka i bjen fjala « auslander », po mendojnë se i bjen « sallamadi » si në Kosovë?!

Policia zvicerane mbrëmë ka arrestuar disa te rinj kosovar pas sulmit në klubin e të rinjve. Rrahja ndodhi ne qytetit Winterthur mes gte rinjve 16-18 vjeç. Ata thuhet se kanë sulmuar një 17-vjeçar në një klub të rinjsh në mes të dhjetorit dhe kanë lenduar rende duke i rënë « pa isaf » në kokë, njnfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju rferuar burimeve te police kantonale.

Sipas konstatimeve të mëparshme, natën e 16-17 dhjetor 2023 fillimisht ka pasur një debat verbal mes të dëmtuarit dhe të tjerëve të përfshirë, siç shkruan policia në një deklaratë të mërkurën. Më pas, pesë të rinjtë e kanë goditur viktimën disa herë. Sipas informacioneve të policisë, të arrestuarit jane nga Kosova dhe tjere nga ballkani qe jetojne dhe veprojne ne Zvicer dhe Gjermani.

Derniers articles