20.8 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Fazli Haxhiu krye-sekretar i UDB e OZNA në Prishtinë; i biri Baton Haxhiu, spiun i MUP e BIA serbe dhe këshilltar i Thaçit e Ramës

Pas publikimit të dëshmive të spiunit serb Baton Haxhiu në gjyqin e Sllobodan Milosheviçit, tel “Pamfleti” ka ardhur një informacion, që thotë se Baton Fazli Haxhiu, shtetas i Kosovës, i lindur më 24 shkurt 1965 në fshatin Paklek të Drenicës, është rekrutuar që në moshën 20-vjeçare, më 18 qershor 1985 nga Drejtoria e Rekrutimeve në Ministrinë e Brendshme të Serbisë (DMUP).

Rekomandimin për angazhimin e Batonit, shërbimeve sekrete Serbe ia kishte bërë babai Fazli Haxhiu, rezident i mirënjohur aktiv i këtij shërbimi në Kosovë, i cili kundrejt financimeve serbe, kishte krijuar një rrjet prej 320 informatorësh në zonën e tij Drenicë e deri në Prishtinë.

Në gjyqin e Hagës, Miloshevici i tha: – “Ti Baton ke qenë dhe je bashkëpunëtor i shërbimeve tona sekrete”; fakt që dëshmon, se gjersa rolin e tij e dinte Milosheviçi, do të thotë se Batoni ka qenë në elitën e spiunazhit serb në Kosovë.

Por dhe babai i tij, Fazli Haxhiu, ka qenë spiun me vlerë për 3 shërbimet sekrete serbe, dhe i shfaqur publikisht, kur banorët e fshatit Paklek, të Drenasit e krejt zonës së Drenicës, i përzunë familjarisht me damkën si shërbëtorë të Serbisë e armiq të shqiptarëve

Shërbimet e familjes “Haxhiu”, janë ushtruar nga stërgjyshi i Baton Haxhiut, i cili ka qenë mik i ngushtë i Krajlekvinës Serbe. Më pas nga gjyshi tij që ishte mik i Aleksandër Rankoviçit në atë kohë Ministër i Brendshëm i Serbisë, i njohur si “Përbindëshi Leka”.

Misioni familjar si spiunë, vazhdoi nga Fazli Haxhiu, babai i Baton Haxhiut, i cili ka qenë paralelisht spiun e shef spiunësh për shërbimet sekrete të Serbisë në Kosovë: UDB-ës; i Kundërzbulimit Sekret të Ushtrisë Jugosllave “KUSJ”; i Shërbimit Informativ Serb “BIA” dhe i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore të Ushtrisë Serbe “OZNA”, që faktikisht ishte organizatë terroriste e përndjekjes, torturave, vrasjeve e zhdukjes së shqiptarëve që kërkonin sovranitet.

Në arkivën e organizatës “OZNA”, një ndër kontributet e mëdha të Fazli Haxhiut në drejtimin e xhelatit Aleksandër Rankoviç; është informacioni që i dha shërbimeve sekrete serbe, për shqiptarët e armatosur që do ngriheshin kundër pushtetit serb në vitet 1955-1956.

Falë spiunimeve të Fazli Haxhiut e rrjetit të tij, atëherë kur u burgosën dhe u masakruan 410 shqiptarë, mbi të cilët ushtroi tortura dhe babai i Baton Haxhiut.

Si karrierë të lartë për shërbimet e kryera, Fazli Haxhiu ka pasur tre detyra: Drejtues i rekrutimeve në organizatës terroriste shtetërore serbe “OZNA”, shef spiunësh serbë në Kosovë dhe Krye-sekretar i UDB-ës e Ministrisë së Brendshme në Prishtinë.

Ndërsa si shpërblim, përveç parave, Fazli Haxhiut i dhuruan kompleks banese luksoze në Prishtinë dhe mbrojtje policore për të e familjen, pasi e përzunë nga fshati Paklek e Drenica.

Prej 39 vitesh, që nga mosha 20-vjeçare, aktivitetin familjar në shërbim të agjencive sekrete serbe në Kosovë, po e vazhdon Baton Haxhiu; fillimisht si spiun i zakonshëm deri në vitin 1997 kur u desantua në mediat dhe politikën shqiptare të Kosovës, nëpërmjet Zoran Stijoviç, Drejtor i Rekrutimeve dhe Operacioneve të UDB në Kosovë e shefit të madh Jovica Stanishiq.

Madje, një nga detyrat kryesore të Baton Haxhiut gjatë luftës, ishte depërtimi dhe mbledhja e informatave brenda komandës së UÇK; dhe ia arriti qëllimit, duke u bërë gjoja zëdhënës mediatik i Hashim Thaçit e drejtuesve të tjerë, ku merrte informacione dhe natën i raportonte direkt te  shefi i UDB në Kosovën, Jovica Stanishiq.

Aq shërbime të vlefshme bëri Batoni për UDB-ën, sa Jovica Stanishiq e bëri anëtar të Komitetit të Posaçëm Serb “Patkoi” me objektiv projektin “Kosova tokë e djegur”.

Pas luftës në Kosovë, Baton Haxhiu u bë këshilltar i Hashim Thaçit kur ishte kryeministër e President, ndërsa në janar 2014, u bë këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet Kosovë-Serbi, ku si kontribut i njihet propaganda për ndarjen e veriut të Kosovës dhe promovimi  e mbrojtja e interesave serbe në Kosovë e Shqipëri. Pamfleti

Derniers articles