20.8 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Sondazhi i institutit amerikan: News24, Televizioni informativ më i ndjekur dhe më i besueshëm

Në sondazhin e organizuar në gjithë vendin nga Instituti ndërkombëtar republikan (me qendër në SHBA), qytetarët janë pyetur për median që ndjekin dhe besojnë më së shumti

Në këtë sondazh të zhvilluar për muajt shkurt-mars 2024, nga Instituti amerikan në të gjitha qytetet e Shqipërisë, News24 rezulton televizioni i tretë më i ndjekur, dhe i pari nder televizionet informative ku qytetarët zgjedhin të marrin informacion dhe më i besueshmi për ta.

News24 është televizion informativ me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, ku shikuesit gjejnë në çdo moment lajmet më të fundit, zhvillimet hap pas hapi, analiza dhe komente për ngjarjet dhe argumentet e ditës.

Televizioni News24 në çdo rast raporton me korrektësi dhe seriozitet lajmin dhe qëllimi i tij parësor, që është informimi i publikut me seriozitet dhe përkushtim.

 

 

News24 punon gjithmonë mbi parimin e përgjegjësisë, saktësisë, pavarësisë, integritetit dhe transparencës.

 

Derniers articles