3 C
Berne
mardi 21/03/2023

Bashkimin e trojeve shqiptare, është dhe do të mbetet aspiratë e kombit shqiptar

Nga Alin MEHMETI

Sot me 28 Nentor eshte festa jone kombëtare dhe tashmë tradicionale qe festojne edhe komuniteti ybe në Gjenevë dhe mbare Zvicren. Këtë vit festa është më modeste se zakonisht, për shkak masave të imponuara nga pandemia e shkaktuar nga virusi covid-19.

28 Nëntori është një ditë e shenjtë dhe e bekuar, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Derisa në Kosovë e quanim dhe e quajmë Festa e Flamurit në Shqipëri është festuar sikur Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ditë na kujton 28 nëntorin e vitit 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin e Kastriotëve në Krujë, dhe plot një çerek shekulli i bëri ballë superfuqisë më të madhe ushtarake të asaj kohe, Perandorisë Osmane.

Na kujton patriotët e shquar shqiptarë me në krye plakun e Vlorës Ismail Qemajlin, të cilët me shumë pjekuri, përpjekje dhe sakrifica të mëdha të popullit shqiptar, të shprehura gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Kryengritjeve të mëdha Shqiptare gjatë viteve 1910, 1911 e 1912, arritën që në Kuvendin e Vlorës, në praninë e delegatëve nga të gjitha viset shqiptare dhe të gjitha konfesioneve, të shpallin Pavarësinë e shtetit Shqiptar. Krijimi i këtij shteti nuk përfshiu të gjitha territoret shqiptare, pasi që fqinjët sllav dhe ata grek, gjatë Luftërave Ballkanike pushtuan Kosovën, Çamërinë, Plavën, Gucinë, Dibrën, Gostivarin, Kumanovën … , kurse Fuqitë e Mëdha nën presionin e Rusisë, në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e zyrtarizuan këtë grabitje.

Na kujton 28 nëntorin e vitit 1997 kur doli në skenë krenaria jonë kombëtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kur vajzat dhe djemtë e saj filluan një luftë të pabarabartë, por të vendosur për jetë a vdekje, kundër pushtuesit sllav.

Pashmangshëm na kujton ditëlindjen e Kryetrimit të kohërave moderne, Adem Jasharin dhe mbarë familjen Jashari, e cila, me sakrificën e tyre madhështore, të jashtëzakonshme, në kufi të legjendës, gati hyjnore, në emër të lirisë, dinjitetit, atdhedashurisë dhe vlerave më të larta morale, preku ndërgjegjen e një populli, i cili, pas jo pak hezitimeve, vendosmërisht iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Muaji nëntor na kujton edhe qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni, ku në vitin 1908 u mbajt Kongresi i Alfabetit, i cili bashkoi elitën intelektuale shqiptare të asaj kohe, nga të gjitha trojet dhe pa dallime fetare, e cila njëzëri u pajtua ta unifikoj alfabetin shqiptar.

Gjithë këto kujtime, domosdoshmërish edhe na detyrojnë. Na detyrojnë që:

– të përkulemi para të gjithë atyre që ndër shekuj, me gjakun e tyre e skuqën flamurin tonë kombëtar;
– t’i nderojmë të gjithë ata që derdhën djersë e dije, që shkrinë pasurinë e tyre për ta ndihmuar çështjen tonë kombëtare dhe që na lanë trashëgim “këtë gjuhë hyjnore” – siç thotë Fishta;
– t’i përbuzim ata, që sot propagandojnë për kinse lindjen e një kombi dhe një gjuhe të re – asaj kosovare – që për natë po ushtrojnë dhunë psikologjike, nëpërmjet ekraneve televizive dhe mjeteve tjera të informimit, sepse iu është mundësuar uzurpimi i gjithë hapësirës mediatike;
– të falënderojmë ata miq, jo të shumtë ndërkombëtar, që na ndihmuan dhe po na ndihmojnë në rrugën tonë të papërfunduar dhe
– të përkrahim të gjithë ata që edhe sot janë të gatshëm të sakrifikojnë, duke u kthyer në tokat e baballarëve të tyre, duke sjell atje dije, apo, edhe kapital, dhe kështu ndihmojnë zhvillim ekonomik.

Pavarësisht sakrificave të mëdha, megjithatë, edhe sot, 109 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët mbeten të ndarë në disa shtete. Andaj, 28 Nëntori me të drejtë festohet si Ditë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, që në këtë mënyrë ti bashkoj shqiptarët kudo që jetojnë, siç thotë edhe himni ynë “rreth flamurit të përbashkuar”.

Përkundër ndarjes aktuale, ideali i Pavarësisë së Shqipërisë natyrale, që nënkupton bashkimin e trojeve shqiptare, është dhe do të mbetet aspiratë e kombit shqiptar gjer sa edhe nuk realizohet, nga kjo apo gjenerata e ardhshme;

Siç shekulli XX, ishte shekull i copëtimit të tokave shqiptare, shekulli XXI, pashmangshëm do jetë shekull i ribashkimit të tyre!

URIME FESTAT E 28 NËNTORIT !
RROFTË POPULLI SHQIPTAR !

Derniers articles

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...

Këshilli Federal miraton raportin për ushtrimin e të drejtës së votës nga jashtë

Bernë, 17 mars –Gjatë mbledhjes së 17 marsit 2023, Këshilli Federal miratoi një raport për ushtrimin e të drejtës së votës nga zviceranët jashtë...