Bernë, 13 shtator -Kosovë: Dy politikanë vendas u qëlluan për vdekje në një mosmarrëveshje (Kosovo: Zwei Lokalpolitiker bei Streit in Bar erschossen); Kosovë: dy politikanë nga partia PDK u vranë në të shtëna në Pejë (Kosovo: due politici del partito PDK morti in una sparatoria a Peja) jane keta vetem disa tituj te mediave boterore qe kane shkruar për për ngjarjen tragjike ne Peje, ku dite me pare humben jeten dy anetare te PDK-së (Thacit dhe Veselit), njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Sipas gazetes austriake DiePresse « Kandidati për kryetar komune dhe një ish-kandidat i partisë DPK u qëlluan për vdekje në një bar në Pejë pas një grindjeje. Rrethanat janë ende të paqarta… »
Vrasje mes anetareve te PDK-së ne diten (7 shtator 2021) kur ne Kosovë qendronin krere te Gjykates spaciale
Dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës u vranë në një konflikt të armatosur në Pejë të Mërkurën në mbrëmje, dhe një person i tretë u plagos. Ngjarja ndodhi mu ne diten kur ne Kosovë qendronte kreu i Gjykates spaciale. Ate dite, kryetarja e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, Ekaterina Trendafilova, tha se kjo gjykatë është shumë e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve.
Të vdekurit janë kandidati i PDK -së për postin e kryetarit në Pejë, Astrit Ademaj, dhe ish -kandidati për kryetar të komunës në Deçan, Blerand Kadriaj. Një vëlla i Ademajt u plagos nga shkëmbimi i zjarrit. Sfondi i mosmarrëveshjes është ende i panjohur.
Pos gazetes austriake per kete vrasje mes anetasrev te PDK-së kane shrkuar edhe meidastj zvcerane dhe boterore sipas te cilave PDK ashut keshut kihste humvur imazhin pas humbjes drastik,e te zjgjdhejve te fundit te 14 shkurtit e keitj viit, dhe ky incidente padyshim ka demtuar shume, duke humbur besimin tek qyterarë e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ndërkohë i bëri thirrje policisë për zbardhjen e shpejtë të rastit. « Ne të gjithë jemi të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, » u citua Kurti nga media. Zgjedhjet lokale do të mbahen në Kosovë në tetor, ka raporetuar DiePresse
Kurse per agjenmcin e italiane Nova, Kandidati për kryetar të qytetit të Pejës për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Astrit Ademaj, dhe një ish -kandidat i së njëjtës parti politike në komunën e Deçanit, Blerand Kadrijaj, vdiqën në shkëmbimin e të shtënave me armë nga zjarri. Kryeministri kosovar Albin Kurti dënoi incidentin duke ftuar autoritetet që të sqarojnë atë që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur