12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Konference e perbashket e LDGSH me fondacionin suedez Jarl Hjalmarson mbi avancimin e rolit te gruas

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin suedez Jarl Hjalmarson organizoi sot një konferencë per forcimin e rolit te gruas në vendimarrje dhe në politike, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Anna Maria Corazza Bilt, ish eurodeputetja dhe perfaqesuesja e fondacionit JHS, duke përshëndetur zonjat demokrate theksoi faktin që një politikan I mirë duhet të jetë vetvetja e të mos mashtrojë për hir të votave. Asnjë lider nuk duhet të mendojë që një herë I zgjedhur, është elitë e s ka më nevoje për anëtarësinë. Këta liderë janë humbës!

Kryetarja e LDGSH Znj Albana Vokshi u ndal në situatën e rënduar të grave në Shqipëri: “Jetojmë në realitetin e absurdit të propagandës dhe manipulimit nga kryeministri me figurën e gruas në politikë. Kemi më shumë zonja në Qeveri e PArlament e nga ana tjetër kemi shumë më tepër gra dhe vajza në kufijtë e mjerimit, kemi nivelin më të lartë të papunësisë ndër gra e vajza viktima të trafikimit dhe, më e rënda, gra dhe vajza viktima të dhunës. Në një vend ku prej vitesh nuk mbahen zgjedhjet të lira e demokratike, të drejtat e njeriut e aq më pak të grave, janë pothuajse inekzistente.” Aktivitete si ky – theksoi znj. Vokshi – ky bashkim energjish, dhe eksperiencash na angazhojë edhe më shumë për të luftuar për më shumë të drejta për më shumë hapësira reale për gratë! Ne, gratë, edhe në momentet më delikatë dimë të përcjellim leksione të munguara lirie dhe demokracie edhe në jetën e brendshme politike të një partie duke respektuar vlerat dhe dinjitetin njerëzor. Nëse mbështesim njëra tjetrën, nëse jemi bashkë, nëse jemi shumë – mund të fitojmë cdo betejë!”

Deputetja Mesila Doda u shpjegoi para zonjave të pranishme eksperiencën e vet personale në politikë, rëndësinë e kuotave të grave për aq kohë sa hapësirat janë monolpolizuar prej burrave si dhe foli rreth punës së Aleancës së Grave Deputete në mbështetjen e disa iniciativave të rëndësishme për promovimin e grave jo vetëm në politikë por në cdo fushë.

Derniers articles