12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Të bijën e Jusuf Gërvallës, Donika, shefe e diplomacise shqiptare në Kosovë, Serbia i ndalon të shkele tokën shqiptare ne Luginën e Preshevës?!

A thua sikur t’mos ishte e bija e Jusuf Gervalles apo sikur t’mos ishte ministre qeverise Kurti, Beogradi a do t’i mundësonte zonjes Gervalla te hynte në Luginen e Presheves (Serbi) siq ju mundesuar Vlora Citakut (ambasadores se Thacit) nen percjellje te BIA-s, apo ministave tjere te qeveris e se Thacit, Haradinajt apo Isa Mustafes?!, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Paraditën e së mërkurës, drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili kishte planifikuar që sot të vizitonte Kosovën i është ndaluar vizita e tij nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje me shkrim nga MPJD

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datën 15 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigje të MPJD, trasnmeton Le Canton27.ch

Rreth një muaj më parë, shteti i Serbisë ua ka refuzuar kërkesat për vizitë në Luginën e Preshevës katër ministrave të Kosovës, Liburn Aliut, Arbërie Nagavcit, Hekuran Muratit dhe Hajrullah Çekut.

Derniers articles