Ka filluar pritja e liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor, për të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm që po mbahet në Tiranë. Një ndër të mirëseardhurat është dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u prit nga Rama.
Ata shtrënguan duart dhe shkëmbyen buzëqeshje, duke treguar kështu se akulli mes tyre është thyer. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Vuçiçit dhe ka shkëmbyer me të shtrëngime duarsh dhe përqafime. Kujtojmë se Vuçiç e vendosi ditën e djeshme që do të merrte pjesë në Samit, pasi më herët ai deklaroi se e kishte bojkotuar këtë Samit, për shkak të mosmarrëveshjeve me Kosovën.
Mesazhe të forta vijnë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga samiti i BE që do të mbahet në Tiranë.
Mesazhi i fortë i presidentes së Kosovës nga samiti i BE: Vuçiç vazhdimësi e mendësisë së vjetër, Serbia s’ka pranuar krimet e luftës
Osmani tha se BE duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo.
Në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë u firmos marrëveshja e Roaming që parashikon që është ulja tarifave të telefonisë celulare midis qytetarëve të BE-së dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja parashikon uljen e tarifave të roaming për telefonatat midis BE-së dhe Ballkanit duke filluar nga tetori 2023.
Përveç kësaj, pritet të ketë një angazhim të operatorëve telefonikë, që kostot e Roaming të pësojnë një ulje më të madhe midis viteve 2023 dhe 2027.