Bernë, 18 maj – Në prag të zgjedhjeve të reja në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 7 qershor, kyremnistri Albin Kurti dhe lider i partise me te madhe në vend (Vetevendosje) intensifikon aktivitetet e tyre edhe jashte Kosovës, në diasporë, duke organizuar tubime me bashkëatdhetarët në vende të ndryshme të Evropës. Kurti takimet me diasporen ne Zvicer i fillon ne Cyrih më 23 maj në orën 18:00 në sallën “The Hall” në Dübendorf dhe pritet të mbledhë mijera studentët, deputete, biznesmnesh dhe nje numer te madh te të bashkatdhetarëve, njofton gazeta zvicerane ne ship LeCanton27.ch
Mbi 10 mije kosovare nga Zvicra gati te shkojne në Kosovë për te votuar me 7 qershor
Të dielën në mesnatë është përmbyllur periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbahen më 7 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 142,803 aplikime. Gjermania kryeson me numrin më të madh të votuesve të regjistruar, me mbi 49 mijë, ndërsa Zvicra ka mbi 23 mijë votues të regjistruar, shkruan ne vazhdim LeCanton27.ch.
Ky mobilizim i madh i diaspores shqiptrae verehet sidomos ne Gjermani dhe ketu në Zvicer ku qysh tash kane rezerevuar bileta te avioneve (nga aeroportti i Cyrihut, Bazelit deh Gjenevës) madje kane rezrevuar edhe avionë special për votime sikur edhe dhjetëra autobusë nga gjitha kantonet e Zvicrës, ku nje pjese e madhe e tyre do shkojne edhe me vetura private. Sipas gazetes zvicerane en shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve nga agjencite e udhëtimeve dhe shoqtave te ndryshme kosovare, pritet qe diteve te ardhshme deri me 7 qershor nga Zvicra te shkojne mbi 10.000 kosovare për te votuar ne vendlindje.
Presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu ka reaguar pasi mbylljes së afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit.
Ajo, sikur edhe kyrenistri Kurti, ne rrejtin social Facebook kane thënë se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar.
Gjermania prin me numrin më të madh të votuesve, me 49 mijë, ndërsa Zvicra renditet e dyta me 23 mijë
Po dalin shenjat e para të “ndëshkimit” politik – diaspora shqiptare po aplikon masivisht për zgjedhjet e 7 qershorit për t’u dhënë fund lojërave politike. Për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, diaspora shqiptare ka bërë 142,803 aplikime, që do të thotë dyfish më shumë krahasuar me zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit 2025.
Deri tani janë aprovuar 109,696 aplikime, ndërsa 25,702 janë ende në pritje të shqyrtimit. Me këtë ritëm, numri final i aplikimeve të aprovuara mund të arrijë afërsisht në 130 mijë.
Pra, 7 qershori mund të sjellë një nga pjesëmarrjet më të mëdha të diasporës në historinë zgjedhore të Kosovës përmes votimit nga jashtë.
“Vendet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermania (49,102), Zvicra (23,456), Franca (4,193), Suedia (3,750), Austria (3,165), Mbretëria e Bashkuar (2,370), Italia (2,206), SHBA-ja (2,070), Belgjika (2,024), Sllovenia (1,400), Norvegjia (1,154) dhe Finlanda (1,010).”
Janë bërë gjithsej 142,803 aplikime nga diaspora në Perëndim, ndërsa vetëm nga Zvicra janë mbi 23 mijë. Sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch, këto shifra tregojnë se diaspora shqiptare është mobilizuar për zgjedhjet e 7 qershorit si kurrë më parë.
Analistët këtë thyerje rekordi e shpjegojnë me faktin se diaspora dhe elektorati në vend pritet të “ndëshkojnë” liderët dhe aktorët politikë që muajve të fundit kanë bërë lojëra politike, duke shkaktuar krizë politike dhe duke paralizuar institucionet e shtetit.
“Në bazë të të dhënave preliminare, nga fillimi i këtij procesi më 6 maj dhe deri në përfundim të tij më 17 maj 2026, përmes platformës elektronike janë pranuar 142,803 kërkesa për regjistrim, prej të cilave deri më tani janë aprovuar 109,696, ndërsa 7,325 të tjera janë refuzuar dhe 25,702 janë në pritje për shqyrtim”, ka thënë Elezi.
Sipas Elezit, mënyra më e preferuar për të votuar është votimi përmes postës.
“Nga 109,696 aplikime të aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855 të tjerë për ta dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se për votimin me postë janë funksionalizuar kutitë postare në 23 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ndërsa adresat e tyre do të publikohen gjatë javës.
