6.7 C
Berne
mardi 21/03/2023

Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Stano gazetës zvicerane: BE-ja, me kete ceshje do merret pas normalizimit te marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne Bruksel me zëdhenësin e BE-së Peter Stano

Bruksel/UE, 9 mars -Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, gjatë nje bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch perveq takimit te fundit Kurt-Vucic ne Bruksel pos tjerash ka folur edhe për mundësinë e formimit të një Asociacioni për shqiptarët në Serbi ashtu siç po i kërkohet Kosovës ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se Bashkimi Evropian aktualisht aktualisht nuk do të merret me kewte ceshtje, por vetëm me normalizimin e raporteve mes dyja vendeve. Kjo pyetje e gazetes zviceraen ju shtrua edhe gjate konferences me media ne seline e BE-së ne Bruksel.

“Nuk mund të spekulojë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, qëllimi jonë është që të fasilitojmë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ky është objektivi jonë i vetëm, normalizimi i raportit mes Serbisë dhe Kosovës, ne nuk po provojmë të merremi me çështje të brendshme të Serbisë apo Kosovës”, ka thënë fillimisht Stano duke ju përgjigjur gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Megjithatë,  zëdhenesi i BE-së z.Stano ka lënë të nënkuptohet se çështja në fjalë mund të diskutohet në një të ardhme, kur Kosova dhe Serbia normalizojnë raportet e tyre.

“Në momentin që të kemi normalizim të raporteve është e mundur të shohim edhe çështje të tjera. Objektivat dhe substanca e këtij dialogu janë negocimi mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë”.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte prezantuar më 2 shkurt të këtij viti në Parlamentin e Kosovës 6 kushte në mënyrë që ai të fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Një ndër kushtet e Kurtit pikërisht e trajtonte reciprocitetin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, thoshte kushti i tretë i Kurtit.

 

Derniers articles

Sali Berisha në ATV: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen...

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...