Bujanoc, 9 mars -Te shtunen e ardhshme eshte paralajmëruar nje vizite e presidentit te Serbise Aleksandar Vucic ne Luginë. Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Bujanoc të shtunën (11 mars) do të vizitojë shkollën fillore “Branko Radiçeviq” të rikonstruktuar së fundmi. Është planifikuar edhe një vizitë në kantinë në fshatin Rakovac. Siq po shifet nga agjenda, ai do te takohet vetem me serbe të Bujanocit me shumice shqiptare, shkruan nga Buajnoci korrespondeti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kryetari i Bujanocit Dr.Nagip Arifi: Te shtunën jam ne vizite zyrtare në Zvicer. Une do i bëjë punet e mia, ai (Vucic) le t’i bëjnë punët e veta! Bujanoci eshte i hapur, kush do që të vijne, « bujrum » mirë se vjen!..

Ardhja e Vuçiqit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por gazeta zvicerane Le Canton27.ch nga burimet nga Bujanoca mësojnë se përgatitjet për pritjen e presidentit serb jane ne perfundim e siper. Ndryshe kryetari i Serbise te shtunen e ardhshme do te jete ne Bujanoc, kruse « zoti i shpise », kryetari i Bujanocit dr.Nagip Arifi ne Zvicer.
« Sot me kane ftuar nga kabineti i presidentit te Serbisë. Me folen për viziten e Vucicit ne Bujanoc. Une ju tregova se te shtune jam i zëne, kam agjenden e ngjeshur meqë kame akorduar shume me herët viziten zyrtare ne Zvicer dhe Vucicin nuk mund ta pres. Une do i beje punet e mia, ai le t’i bëjnë punet e veta. Bujanoca eshte e hapur kushdo qe te vijne « bujrum » mire se vjene!.. » ka thëne njeriu numer nje i Bujanocit dr.Nagip Arifi për gazeten zvicerane Le Canton27.ch.
Duke folur per Bujanocin kryetari Arifi ne avzhdim ka denuar aksioni e bastisjet e disa shtepive shqiptare ne emer te « kerkimit te armeve ».
« Keto provikime te gjendarmerise serbe nuk jane te parat ne Bujanpc dhe Luginë qe shkaktuan panike dhe frike tek qytetaret me rastin e bastisjes ne disa shtëpi shqiptare. Për ketë aksion policor kam njoftuart sot OSBE-ne dhe autoritet tjerta nderkombëtare… » ka shtuar kryetari i Bujanocit gazeten zvicerane Le Canton27.ch.
Mesohet se, pos fushates se presidneit te Serbisë tek serbet e Lugines, arsyeja tjeter e vizitës se Vucicit në Lugine, gjegjësisht Bujanoc dhe disa komuna tjera është edhe « formimit të Lëvizjes Popullore për Shtetin.. »
Do përkujtuar se Gjatë vizitës së Vucict në Bujanoc në vitin 2019, presidenti ka shkuar në një kafene, ndërsa në vitin 2021 kryeministrja Ana Brnabiq ka vizituar selinë e vetme të bordit lokal të SNS-së
Atëhere nese nuk do ta presin insitucionet zyrtare te Buanjanocit, shtorhet pyetja vizita e te parit te Serbisë ne në Luginën me shumice shqiptare eshte zyratre apo private?
Do përkujtuar se ish-presidenti shqiptar Buajr Nishani me 7 mars te vitit 2017 kihste vizituar Luginën e Preshevs i cili ne Bujanoc i prite nga mijëra qytetarë shqiptare nga mabre Lugina me flamuj kueqzi e pankarat me mbishkrimet « Mire se vjen president »! Po at vite, me vone (ne nentor) edhe presidenti i radhes Ilir Mera kishte vizituar Luginen e Presheves (Medvegjë) i cili i prit me flamuj kombëtar.
