15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

A po vjen fundi i Rusise dhe Serbisë… SHBA u thonë qytetarëve të vetë largohen menjëherë nga Rusia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje shtetasve të tyre që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit arbitrar ose ngacmimit nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.

Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, tha ambasada e SHBA-së në Moskë. « Tregoni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara« .

Mos udhëtoni në Rusi”, tha ambasada.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e tyre që të largohen nga Rusia.

Thirrja e fundit e tillë publike ishte në shtator, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.

Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit amerikanë në Rusi, u kanë mohuar atyre trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në gjyqe sekrete ose pa paraqitur prova të besueshme”, tha ambasada.

“Autoritetet ruse zbatojnë në mënyrë arbitrare ligjet lokale kundër punonjësve fetarë, shtetas amerikanë, dhe kanë hapur hetime të dyshimta penale kundër qytetarëve amerikanë të përfshirë në veprimtari fetare”, thuhet në njoftim.

Rusia ka hapur një çështje penale kundër një shtetasi të Shteteve të Bashkuara për “dyshimin për spiunazh”, tha Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në janar./REL

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...