15.2 C
Berne
samedi 30/09/2023

Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për projektin mbi tregun e punës për të rinjtë

Formalizohet bashkëpunimi midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ambasadës së Zvicrës për zbatimin e projektit për tregun e punës për të rinjtë – RisiAlbania, njofton nga Tirana gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Tiranë, 3 mars  -Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me Ambasadoren zvicerane Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e fazës së tretë të projektit RisiAlbania – për një treg pune funksional për rininë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se në fokus të politikave tona janë projektet dhe programet që synojnë të sjellin rritjen e punësimit, qoftë ato me financim të drejtpërdrejtë, qoftë ato që synojnë të nxisin proceset njohëse, veçanërisht të digjitalizimit.

“Politikat buxhetore që po ndërmarrim synojnë edhe nxitjen e sektorëve, si turizmi, bujqësia përmes zhvillimit të zinxhirit të vlerës në bimët medicinale, frutat dhe perimet, që i japin mundësi bizneseve të aksesojnë tregje me vlerë të lartë, të rrisin të ardhurat në vend dhe të krijojnë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë”, tha Ministrja.

“Është me rëndësi të madhe pajisja e të rejave dhe të rinjve me këshillimin e duhur për karrierën dhe me aftësi të cilat vlejnë në treg. Është po me kaq rëndësi edhe aftësimi i bizneseve për të ofruar punë më të mira dhe më të shumta. Ky është objektivi i projekt-marrëveshjes që nënshkruajmë sot”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber.

Marrëveshja formalizon dhe lehtëson bashkëpunimin midis disa institucioneve dhe autoriteteve të Shqipërisë ku rolin qendror e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar këshillimin dhe mirëinformimin e të rinjve mbi karrierën, rritjen e aftësive që kërkon tregu, si dhe mbështetje që bizneset të mund të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm. Projekti është në fazën e tretë dhe të fundit dhe granti nga qeveria e Zvicrës është 6.9 milion Euros.

Projekti orientohet drejt inovacionit dhe punon në fushat e agrobiznesit, teknologjisë së informacionit dhe turizmit. Në dy fazat e mëparshme ka prezantuar praktika të reja dhe të vlefshme të cilat do synojë t’i shtrijë edhe më tej dhe të konsolidojë një mjedis më të favorshëm për punësimin e të rinjve. Kontributi i projektit në dy fazat e mëparshme përfshin: mundësimin e punësimit për rreth 12,000 të reja e të rinj, përmirësimin e informacionit për punësimin për rreth 110,000 të reja/të rinj, si dhe rritjen e aftësive dhe formimit për 9,750 të reja/të rinj. 

Fokus të veçantë do të ketë në fushën e standardeve të cilësisë ku sektori privat do të mbështetet me përshtatjen ndaj standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së. 

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...