20 C
Berne
lundi 13/05/2024

Zvicër, operacioni policor në Sion: Dy të vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat

Bernë, 11 dhjtro -Një operacion i madh policor po vijon për gjetjen e personit që ka qëlluar disa herë në dy lokacione të veçanta në Sion, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch, duke ju referuar ATS /SDA

Policia e Valais njofton se në Sion është duke u zhvilluar një ndërhyrje, e cila kërkon angazhimin e “burimeve shumë të rëndësishme”. Ajo njoftoi se dy persona vdiqën dhe një tjetër u plagos, pas të shtënave në dy lokacione të veçanta në Sion.

“Pak para orës 8:00 të mëngjesit të së hënës, për arsye ende të panjohura, një burrë, ende i paidentifikuar, qëlloi disa persona”, thuhej në deklaratë.

Ajo nuk dëshiron të thotë më shumë për momentin, por mediat vendase bëjnë me dije se një të shtëna ka ndodhur në një biznes. Sipas Le Nouvelliste, ndërhyrja do të bëhej në lagjen Ronquoz, i cili u bllokua nga policia. Rhône FM, duke iu referuar dëshmitarëve, përmend gjithashtu një të shtëna.

Të kontaktuar nga Keystone-ATS, policia bën me dije se nuk mund të thonë asgjë në këtë moment. Por në deklaratën e saj për shtyp, ajo saktëson se “sipas gjetjeve fillestare, autori i njihte viktimat e tij”.

Derniers articles