4.2 C
Berne
vendredi 23/02/2024

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch sot mbushë pesë vite. Kjo platformë mediale është bërë një « ambasadore », dritare informative e diaspores shqiptare dhe zëdhënëse e Zvicrës në Ballkan

Bernë, 11 dhjetor -Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch feston sot përvjetorin e pestë. Kjo platformë mediale, e vetmja në gjuhën shqipe në Zvicër, është bërë « ambasadore » dhe zëdhënese e Zvicrës gjatë pesë viteve të fundit që po përpiqet, përmes informacioneve, intervistave, reportazheve dhe raporteve të saj te perditshme, të transportojë një pjesë të Zvicrës në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Zvicra është një vend i rëndësishëm për diasporën shqiptare (mbi 300 mije albanofone ne Zvicer) jo vetëm për të punuar dhe fituar, por edhe për te ndihmuar fmailjet ne vedlindjen si dhe zhvilliin e vendit. Kjo është thelbësore për zhvillimin e këtij rajoni të Ballkanit, jo vetëm përmes dërgesës së çokollatës dhe djathit (!), por edhe përmes transmetimit, si shembull, të frymës zvicerane, të demokracisë dhe tolerancës, si dhe modlein e funksionimin të shtetit juridik, aq i nevojshëm për vendet e Ballkanit pas luftës.

Nefail Maliqi: Për pesë vjet, Le Canton27.ch ishte jo vetëm një dritare informative, por edhe zëdhënëse e Zvicrës në Ballkan, madje edhe një urë që lidhëse të Zvicrës me Kosovën dhe Shqiperinë!

Gazeta Le Canton27.ch ndiqet nga mijëra lexues në Zvicër dhe në Ballkan. Platforma jonë mediatike Le Canton27.ch, krahas zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore dhe sportive (brenda Gjenevës ndërkombëtare, në Bernë dhe në Zvicër), merret edhe me (mos) integrimin e qytetarëve në Zvicër, kryesisht të atyre nga vendi ballkanik të cilët përfshin më shumë se 300.000 shqipfolës. Në të njëjtën kohë, si media, prioriteti ynë është promovimi i sukseseve të këtyre qytetarëve por edhe lufta kundër krimit të organizuar.

Kryeredaktori i saj Nefail Maliqi, veteran dhe gazetar i njohur në Zvcer dhe Ballkan , nje miliotant i lirisë së shprehjes, me një përvojë 30-vjeçare në veprimtari informative, si korrespondent në Gjenevë për shumë vite, ai ndjek me zell të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë si dhe aktivitetet e tjera polotike, diplomatike dhe humanitare të qeverisë zvicerane në Bernë qe nderlidhen kryesisht me ballkanin. Ai keto vite si gazerat në Zvicer, ka raportuar për mediat prestigjioze shqiptare dhe ndërkombëtare si: BBC, Deutsche Welle, Bota Sot, Top Channel, Presheva Jonë dhe në fund Le Canton27.ch.

« Gazeta jonë, si platformë mediatike, është bërë jo vetëm vitrinë informacioni, por edhe referencë, burim informacioni për mediat e tjera zvicerane… » ka thëne kolegu Maliqi, thuhet ne komunikaten për shtyp nga kjo redaksi.

Sipas kryeredakotit te gazes Le Canton27.ch « ky bashkëpunim nuk ndalet me kaq, sepse redaksia jonë publikon lajme, raporte dhe intervista nga mediat zvicerane, në veçanti nga agjencia kombëtare zvicerane e shtypit ATS/SDA, informacione që lidhen jo vetëm me komunitetin shqipfolës, por edhe me të tjera. ngjarje të rëndësishme të lajmeve në territorin zviceran. »

Pa Calmy Rey, kjo platformë mediatike nuk do të kishte emrin “Le Canton27.ch”

Emri i kësaj platforme mediatike, Le Canton27.ch, sipas kolegfut Nefail Maliqi « lidhet me deklaratat e ish-presidentes znj. Micheline Calmy-Rey, e cila sa herë flet për Kosovën,  ajoi nuk harron t’i quajë kosovaret, Kosovën si  “Kantoni i 27-të”, sepse Zvicra është mjaft prezente jo vetëm ketu, por edhe në rajon. Nuk është vetëm prezenca e ambasadës zvicerane, ajo e ushtarëve zviceranë (Swisscoy)  por edhe fakti se ne shume qendra e vendbanime te Kosovës sot valojnë flamujt zviceranë.. »

“Shqiptarët e duan Zvicrën po aq sa Shqipërinë dhe Amerikën. Këto tre shtete kanë qenë edhe të parat që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur 15 vjet më parë”, deklaron me krenari kolegu ynë Nefail Maliqi.

« Sa i përket “avokatit” të Kosovës, përkatësisht zonjës Calmy-Rey, redaktori ynë Nefail Maliqi kishte propozuar tashmë në Bernë, 13 vite më parë (10 sept. 2011) gjatë vizitës së ish-shefit të diplomacisë kosovare, që emri i zonjës Calmy-Rey të përtrihet në Kosovë dhe se një shesh, një rrugë apo një shkollë të mbajë emrin e saj. Kjo dëshirë tashmë është realizuar, është bërë realitet… » shkruan Le Canton27.ch

Busti i heroit shqiptar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu sot në Zvicer, busti i hereoit zvceran Wiliam Tel nesër në Kosovë

Për më tepër, iniciativa e radhës e kolegut tonë Nefail Maliqi, e propozuar në Qeverinë e Kosovës, është projekti për ngritjen e bustit të William Tell në Prishtinë. Nëse sot kemi bustin e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut buzë liqenit në Gjenevë ose të Nënë Terezës në Lozanë, pse të mos kemi edhe të një heroi zviceran në Kosovë si ai i William Tell-it? Kjo është e mundshme dhe e padisktueshme, kur dihet se çfarë bëri Zvicra për Kosovën gjatë dhe pas luftës, nese kutojme  strehimin e më shumë se 60,000 refugjatë në territorin  zvicerane.

Derniers articles

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”. Sipas tij, partneriteti mes...

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove...

Gazeta zvicerane demanton Vucicin ne KS te OKB-se. NZZ: Numri i serbeve po zvogelohet jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi!

Berne, 22 shkurt -Ka gjithnjë e më pak serbë që jetojnë në Kosovë - dhe në Serbi gjithashtu (In Kosovo leben immer weniger Serben...

Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore

Bernë, 21 shkrut -Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore. Gazeta...

Prof. Dr. Shefqet Krasniqi po «financon» (po ushqen me bukë) gazetarët dhe analistët. Mediat shqiptare: Imami që mund të behet president

Prishtinë, 21 shkurt -Imam Krasniqi autxor i dhjetar librfave shekncore dhe krah i luftes (UCK) po te themelonte parti te veten sot do t’i...