12 C
Berne
lundi 20/05/2024

A ka ndryshuar BE qëndrim lidhur me vizat për Kosovën? , flet zedhenesja e KE-se

Znj.Anitta Hipper zedhenese e Komisionit Evropian ne bisede me redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqin

Bruksel, 6 shtator -Disa media dhe deklarta te politikajve ne Serbi dhe Kosove folen se ceshtja e miberalzimit te vizave per Kosoven e para pare me 1 janar te viti te ardhshem mund te rishqyrtohet apo te shtyhet per me vone.

Liberalizimi i vizave per Kosoven eshte pune e kryer! Pas 1 janarit 2024 edhe kosovaret do levizin lirshem ne Evrope!

Zyret e BE-se per gazeten zvicerane Le Canton27.ch nuk jane marrur me keto spekulime, por kane deklaruar se puna liberalizimit te vizave per Kosoven eshte pune e kryer, nuk ka kthim mbrapa.

Per liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën zedhenesja e KE znj.Anitta Hipper fillimisht thote se «Komisioni mirëpret marrëveshjen e arritur nga bashkëligjvënësit në prill të këtij viti për heqjen e vizave për Kosovën. Autoritetet e Kosovës kanë punuar shumë për të përmbushur të gjitha standardet dhe kanë treguar vazhdimisht përkushtimin e tyre. Vlerësimi i Komisionit ishte i qartë që nga korriku 2018. Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. »

« Mbajtësit e pasaportave kosovare do të mund të udhëtojnë pa viza në BE për 90 ditë nga çdo periudhë 180 ditore duke filluar nga 1 janari 2024, sipas legjislacionit të miratuar tashmë këtë vit… » ka shtuar znj.Hipper

«Marrëveshja e lidhur parashikon që liberalizimi i regjimit të vizave për Kosovën do të jetë efektiv që nga hyrja në shërbim e ETIAS dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 janari 2024. (Marrëveshja e lidhur parashikon që liberalizimi i regjimit të vizave për Kosovën do të jetë efektiv që nga hyrja në shërbim e ETIAS dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 janari 2024) ka deklaruar sot per gazeten zvicerane Le Canton27.ch znj.Anitta Hipper zedhenese e Komisionit Evropian

Sipas saj « Vlerësimi i Komisionit ishte i qartë që nga korriku 2018. Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. »

 

Derniers articles