8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Policia arreston shoferin kosovar, mashtrues i Papirus-it në Gjenevë që “shkeli” makinën në 200 km/h ?!

Gjenevë, 24 maj -Një shofer kosovar problematik është arrestuar nga policia e Gjenevës për filmimin e shpejtësisë së tij të tepruar. Ai që nga fillimi i vitit po mbahet ne burg. Në vitin 2019 dhe 2020, ai bëri katër shkelje te ligjit, me shpejtësi të mëdha, nga te cilat, tre herë ka ngare makinën mbi 200 km/orë. Ai ka ofruar 7000 franga për te dalur nga burgu, te cilen ofertë gjykata ja ka refuzuar, shkruran gazeta zvicerane ne shqip Le Canton217.ch, duke ju referuar burimeve te ministrise pulbike.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, i pandehuri, me origjinë nga Kosova, kishte filmuar shpejtesine e tij. Jo vetem kaq, sipas Tribune de Geneve, ai ne menyre të paligjshme gjendet në territorin zviceran që nga viti 2016.

Në vitin 2018, ai ishte fajtor për mashtrim në Operacionin Papirus për rregullimin e imigrantëve të paligjshëm, duke fituar ndaj 3000 frangave fletëpagesa të rreme. Agjentët më në fund gjetën një video pornografike që shfaqte të mitur në telefonin e tij celular.Në maj, Gjykata e Masave të Detyrueshme dhe Dhoma e Apelit Penal refuzuan kërkesën e tij për lirim të përkohshëm, përkundër ofertës së tij për të paguar një depozitë prej 7,000 franga.

Derniers articles