9.6 C
Berne
samedi 2/11/2024

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch zbulon fshatin ilir Albana në kufi mes Italisë dhe Sllovenise, që admirohej nga Skënderbeu

« Ishim nje grup gazetaresh te OKB-së ne një udhëtimi në Itali, meqerast vizituam edhe një monument historik në Cividale afer nje qyteteze Prepotto afer Friulit, ne kufi mes Italise dhe Sllovenisë. Aty në oborrin e muzeut hasëm një hartë të rajonit (2m x 4m) meqërast na ra në sy mbishkrimi me shkronja të mëdha –A L B A N A. Dhe normal isha kurrioz te dija më shume rreth këtij emri që më tërhiqte dicka, dhe pa një pa dy u gjenda në mesin e fshatit Albana ku takova dhe bisedova me vendoret rreth këtij fshati, sidomos rreth emrit te tij. Nga bisedat me vendorët italian dhe sllovene më thanë se Albana ishte një fshat ilir që admirohej nga Skenderbeu i cili me trupat e tija kishte kaluar aty pari.. »  rrëfen reporteri i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch – Nefail Maliqi nga Gjeneva 

Ishim në një udhëtim zyrtar nga Gjenevë-Brukseli në Venezia. Për ca ditë u ndalëm në Cividale,  një qytezë mes Triestës dhe Udines ku vizituam një muze dhe monument historik. Aty në oborrin e muzeut hasëm në një hartë të rajonit (2 m. x 4 m.) ku na ra në sy mbishkrimi me shkronja të mëdha – A L B A N A. Kur arritëm aty, në hyrje hasëm në një pano të madhe ku tregonte se nga këtu fillonte fshati Albana . Prej së largu Albana dukej se ishte i mbuluar me “tepih” të gjelbër sepse aty nuk ishte asnjë pëllëmbë pa vreshta. Fshati dhe fshatarët e Albanës  si më parë edhe tani  janë të njohur në rajon si prodhues të rrushit dhe verës. Albana eshte nje fshat pitoresk me 179 banorë me një kilmë medikale dhe me një lartësi mbi detare prej 101 metrash, ka shkruar ne reportazhin e tij reporteri i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Reporteri nga Gjeneva i gazetes zvicerane Le Canton27.ch  shpjegon per Historikun e fshatit Albana

Gazeta SHQIP: "Presheva Jonë" zbulon fshatin ilir – ALBANA, që admirohej nga Skënderbeu | Presheva JonëNë Albana takuam banorë e intelektualë të këtij fshati. Derisa fotografonim fshatin, kështjellën, panon me mbishkrimin Albana, disa kalimtarë rasti, nga kurioziteti ndaleshin dhe na pyesnin se “a jeni shqiptarë ju ?” Ne, ju përgjigjeshim me po. Ndërsa, ata na e kthenin: ”po, po na e mori mendja se jeni albanesi…” Dhe kështu shoqëroheshim dhe bisedonim, na ftonin e i ftonim në café. Ata na ofron verë të kuqe nga fshati Albana e ne i ofruam një pije “Skenderbeg” që na kishte qëlluar me vete..Bile, njëri nga ta na e ktheu se “Skanderbegu tek toka e Skanderbeut. Më ka treguar gjyshja ime se ushtria e Skanderbeut ka kaluar këndej kah fshati Albana..”

Nga biseda me ta mësuam se fshati Albana shtrihet në pjesën e Prepottos,  province kjo e Udines, kantonit të Friulit në Itali. Fshati Albana është një vend i vogël dhe është i vendosur mes kufirit italo-slloven. Në mes të fshatit gjendet edhe kështjella Albana, e cila vërehet prej së largu në distance prej 2-3 km, Kështjella, e cila mban emrin e fshatit Albana daton nga shekujt e hershëm, siç thonë banorët dhe fshatarët e rrethit, nga epoka  e Ilirëve, por Kështjella Albana ishte zbuluar dhe meremetuar nga shekulli i XII-të nga banorët e gadishullit Ilirik. Kjo kështjellë sot  është  një prone private dhe ajo për momentin ende nuk është e hapur për vizitorët qoftë për vendorët apo  të huajt.
“Kështjella “Cjastiela” Albana (në dialektin e Friulit, gjuhë kjo më e hershme se gjuha italiane)  njihet emri i  kësja kështjelle nga fshatarët albanias e cila qëndron në një kat shkëmbor, në veri të vendit. E ndërtuar në shekullin e dymbëdhjetë, Fshati Albana, një vend malor pitoresk, një luginë të rrethuar nga kodra dhe shpati në jug, ndërsa në veri vërehet një gryke e ngushtë re rethuar me male që arrijnë një mijë metra në lartësi. Që nga kjo pikë e ngushta të tranzitit, është supozuar se kështjella Albana ishte ngritur për të vëzhguar dhe mbrojtur popullsinë…” thuhet në një studim shkencor që hasëm në bibliotekën e fshatit Albana
Më konkretisht, sipas studiusve vendor, është konstatuar se  Kështjella Albana daton që nga viti 1185. Ajo  është ruajtur e pandryshuar deri në pushtimin e trupave Napoleonit në vitin 1797.  Një shekull më vonë, më 1319 për të krijuar konfuzion në posedim të godinës kontribuon një studim historic  nga Crollalanza de  Giovambattista i cili thotë se familja Mels-Colloredo Waldsee Montalbano merr pronën feudale në Albana në vitin 1340. Por ne e dimë nga dokumentet e vërtetuara se martesa e Fiammetta, trashëgimtarit të De Quanzone Portis dhe James e Mels, që datojnë vetëm 1483, pra 143 vjet më vonë. James familja e Colloredo-Waldsee-Mels, sipas Crollalanza, prejardhje nga një fis i familjes u arratis në Gorica pas vrasjes së patriarkut të Aquileia dhe Duka nga Friuli, Bertrand de Saint genies. Në vdekjen e Fiammetta de Portis, James Mels martohet me Della Negra Frattina e cila i jep pesë fëmijë, ku të gjithë ata bëhen  mbretër  të Albanës dhe deputetë të qarkut të Gorizias. Njëri prej tyre ishte Gjergji që e ka martuar Catherinën e Zucco-Cucagna.
Kështjella Albana, ky fshat ilir që i përballoi luftrave, stuhive dhe katastrofave natyrore (Castello di Albana (Prepotto)
Castello di Albana (Prepotto) – Consorzio Castelli FVGE ndërtuar për të mbrojtur luginën e Judrio, kështjella u përmend për herë të parë në 1161 njihet si njhe kalaje ilire « in villa qui dicitur Albana » (« Në fshatin e quajtur Shqipëri »)
Një historian ialian ka shkruar se “Në korrik të vitit 1458, në kohën e pushtimit otoman,  me urdhërin e Iskander Beu (kupto SKENDERBEUT, shën.ynë)  të udhëhequr nga Yuri Fuchina të Kobarid janë shtrirë ne zonat e Gorizia me Cormòns  për t’i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri tek lumi i Judrio, trupat  e Iskander Beu kanë parakaluar tek Kështjella Albana ku do të bashkoheshin me grupe të tjera ushtarake, përgjatë Isonzo. Kjo flet për admirimin e Skanderbeut për Albanën. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë (1600)  zhdukja e Leonardo nga Gorizia, ajo nuk lë trashëgimtarë, të qarkut dhe ajo kaloi në shtëpinë e Habsburgëve dhe pastaj nën kontrollin  e drejtpërdrejtë të Perandorisë së Shenjtë Romake. Republika e Venedikut, e cila u zëvendësua nga 14.20, patriarku i Aquileia në kontrollin e Dukatit të Friuli, kalimi nuk i pëlqen (marrëveshje), kështu që nga 1508 do të fillojë një seri luftrash kundër austriakëve që ata do të përfundojë tetë vjet më vonë . Për të qenë të regjistruar në këtë periudhë një shpërthim të dhunshëm të murtaja dhe në mars 1511 rajonin kshte përfshirë  një tërmet shkatërrues.  Dhe gjitha keto konflikte bashke me katastrofat natyrore, siq ishte dridhjet e tokës , kishin bërë që të reduktohet rrënojat e kështjellës Albana…”
Sipas keitj hulumtimi bëhet e ditur se tëdhënat e fundit historike  flasin se gjatë Luftës së Parë Botërore kështjella Albana  u kërkuar nga ushtria italiane për t’u shndërruar  në spital ushtarak, por në vitin 1916 një granate të austriake shkatërruan kullën verilindore. Ndërtesa u rivendos nga pronarët e pas luftës, por gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte përsëri u muar dhe e pushtuan pjesërisht nga policia dhe familje të zhvendosura në Italinë jugore, të goditur nga bombardimet aleate. Ndërkohë, për martesën e një pasardhës i Shtëpisë së Mels-Albana, kalaja u trashëguar nga Gabrici e Cividale.  Që nga viti 1990, në një gjendje të dukshme të lënies pas dore, Kështjella  Albana bëhet mollë sherri mes pronarëve dhe Bashkisë së Prepottos, që do të blej atë për më kot, për shërbimet publike. Për fat të mirë, pronari aktual, Leonello Gabrici, që nga viti 2000 shënon fillimin e një ristrukturimi radikal të ndërtesës.
 
Vendorët italianë dhe sllovenë janë krenarë se në mesin e tyre kanë fshatin Ilir me emrin Albana
 
Presheva Jonë" zbulon fshatin ilir Albana, në kufirin italo-slloven, vendi i shqiponjave | Presheva JonëFillimisht takuam Rina Pulz (Gorizia) e cila gazetarit te Le Canton27.ch i tregon se shpesh shkon në fshatin Albana me miq e mikesha. Me Rinën flasim here italisht  e herë  sllovenisht e cila i zotëron mire që të dy gjuhët. Ajo edhe pse e ndien veten  italiane, por me origjinë sllovene,  nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se se “fshati Albana është një fshat ilir deshi apo nuk deshi ndokush ta pranoj ketë realitet. Fundja vet emri Albana flet më së miri për origjinën e këtij fshati. Përveq kësaj edhe të parët tanë, stërgjyshërit e mi më kanë treguar se ky fshat në kohrat e mëhershme i takonte ilirëve..” Zonja Pulz po ashtu shpjegon se vena me e mire në Itali vjen nga fshati Albana. “Shumë turistë, biznesmenë si vendor ashtu edhe të huaj gjatë vjeshtës i mësyejnë fshatit Albana për të siguruar verën për dimër, verë e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri i juaj shqiptarë..”, thotë duke qeshur Rina.
Kështu shprehet edhe Giordano Novelo (Visinale del Judrio) professor dhe njohës i mirë histories së kantoit të Friulit. Sipas Novelos “Fshati Alabana ishte nje rajon ilir, sikur t’mos ihste keshtu as emrin nuk do ta kishte Albana. Bile shpesh kur shkojmë mysafirë tek ky fshat në hyrje shofin tableën e madhe me mbishkrimin ALBANA. Shpesh kur arrijmnë aty, në shaka themi bëni gati pasaportat se hymë në Albana, në Shqipëri..” rrëfen pa kompleks  z.Girodano duke qeshur. Anna Olivia (Visinale) një grua e sinqerte italiane shpjegon se ka lexuar dhe ka mësuar nga fëmijët, të cilet janë student, se Fshati Albana ka qenë rajon i të parëve të shqiptarëve-Ilirëve. Për këtë fshat fëmijet e mi kanë mësuar edhe në shkolla dhe hostirianët e as funksionarët Italian ketë nuk e kanë mohuar asnjëherë. Sikur t’i pengonte kjo histori e vërtetë italianëve, ju siguroj se ky fshat me emrin Albana nuk do ta mbante sot,sikur që shumë fshatra shqiptare Serbia ia kishte ndryshuar emrat apo kishte shkatërruar kështjella e fshtara ilire apo shqiptare me qëllim të humbjes së gjurmëve historike. Italianët dhe shqiptarët janë aleat të mire dhe ne jemi kwrnar që në territorin tone kemi në fshat dhe këshetjellë me emrin Albana..” përfundon Anna.
Nga bashkëbiseduesit tanë kuptuam se shumë fjlaë kishin ngjajshmëri me ato në gjuhën shqipe. Banorët e Albanës flitni mes veti jo në gjuhën italiale , por në dialektin fruili, gjuhë kjo shumë më e hershme se italishtja. Nga këto fjalë ne arritëm t’i shkëpusim vetëm disa që i përngjanin shqipes, si : Cestjela (Kështjella), Piron (pirun), Carroca (karroca), ajer (ajri), njata (nata), di (dita), kapjela (kapela), flumi (lumi), Mjeli (mjalta) etj…
Në fshatin Iliri sot edhe pse nuk flet askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kështjella, flasin shqip shqipnjat që fluturonin mbi qiell të fshatit Ilir.  U larguam nga fshati ilir Albana duke lënë qetë shqiponjat për të fluturuar në qiellin e tyre të lire…
Gazeta SHQIP: "Presheva Jonë" zbulon fshatin ilir – ALBANA, që admirohej nga Skënderbeu | Presheva Jonë

Derniers articles