11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

VV në Zvicër dyfishon aktivitetet e tyre. Pika e Obersee-St.Gallen prinë. Mobilizohen ta presin kryeministrin shqiptar Albin Kurtin

St.Gallen, 25 Maj -Lëvizja Vetëvendosje në Zvicër ka dyfishuar aktivtet e saj gati në të gjitha kantonet. Pika e Obersee-St.Gallen prinë për shkak aktiviteteve të njëpasnjëshme me mërgimtarët ku aktivistët e saj takohen thuajse çdo javë, njoftonë gazeta zvicerrane Le Canton27.ch

“Sot, patëm dy takime në Rüti dhe Pfäffikon me disa nga aktivistët e Pikës Obersee- St.Gallen. Bisedat tona ishin të orientuara në situatën aktuale në atdhe, sukseset e Qeverisë Kurti 2 dhe pritjet e organizimit të brendshëm në Pikën tonë dhe në grupet punuese…” ka thënë për Le Canton27.ch njëri nga aktivistët e VV në kantonin e St.Gallenit Mr Ilmi Cakolli për çështje të sigurisë dhe veteran i UÇK-së

Në tubimin e fundit të VV Pika e Obersee-St.Gallen janë mbledhur Teuta Sadiku- aktiviste nga Presheva, Fatime Greiçevci aktiviste, Musa Dërmaku- aktivist, Gzim Ramizi- aktivist inxhinier i IT në ETH në Zürich, Naim Avduli -aktivisë e afarist, Argjend Shehu-aktivist etj. . Kryeministri Kurti pritet të qëndrojë për tri ditë rresht në Zvicërr, pos aktiviteteve të tij dipalomatike në Samitin botëror në Davos ai  do të takohet me mërgimtarët afaristë dhe Profesionistë të profesioneve të ndryshme  që janë me prejardhje nga të gjitha trevat shqiptare.

Dy takimet e parapara një në Bernë dhe tjetri në Cyrih jan organizuar nga Qendra e VV-ës në Zvicërr në bashkëpunim me ambasadën dhe konsullatat e Republikës së Kosoves në shtetin Helvetik.

Derniers articles