Lyon, Interpol, 12 tetor -Gjatë bisedës së fundit që kisha me shefin e INTERPOL-it, ai kishte deklaruar se Kosova e meriton dhe i plotëson kushtet për të qenë anëtare e INTERPOL-it. Këtë ma kishte thënë para se Kosova të shpallej vendi më i sigurt në Evropë, çka do të thotë se kurrë më parë Kosova nuk ka qenë më afër dhe më e sigurt drejt anëtarësimit në INTERPOL. Veç kësaj, korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë rënë ndjeshëm gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit, me qeverisjen e Albin Kurtit, të cilën po e quajnë me duar të pastra.
Por, të mos harrojmë se anëtarësimi në INTERPOL nuk varet vetëm nga plotësimi i kushteve teknike apo pastrimit te Kosoves nga bandat kriminale dhe krimi i organizuar. Ai kërkon edhe votimin nga shtetet anëtare.
A i plotëson Kosova kushtet?
Në parim, Kosova ka institucione policore dhe kapacitete për bashkëpunim ndërkombëtar kundër krimit. Megjithatë, duhet dalluar mes aftësisë për të bashkëpunuar me INTERPOL-in dhe përmbushjes së të gjitha kërkesave për anëtarësim, përfshirë procedurën institucionale dhe votimin.
Kur mund të anëtarësohet? A mund të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në këtë asamble?
Po, në parim, nëse Kosova paraqet një kërkesë zyrtare brenda afateve përkatëse dhe çështja procedohet për shqyrtim. Rregullat e INTERPOL-it parashikojnë që shtetet që kanë paraqitur kërkesa zyrtare për anëtarësim mund të ftohen si vëzhguese dhe të bëhen anëtare nëse kërkesa pranohet gjatë sesionit.
Aktualisht, nuk ka një datë të konfirmuar për anëtarësimin e Kosovës. Jemi deshmitare se aplikimi i fundit u tërhoq në vitin 2019, ndërsa në vitet 2015, 2016 dhe 2018 Kosova nuk arriti ta fitonte votimin, sepse Kosiva, lideret e saj ishin nën hetime. Në vitin 2024 çështja nuk u hodh në votim.
Kosova dështoi më 20 nëntor 2018, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai, sepse nuk arriti të siguronte dy të tretat e votave të nevojshme për anëtarësim.
Dështimi në Dubai ndodhi edhe per shkak mos lobmit te mjaftushëm dhe mbështetja e dobët diplomatike dhe votat e shteteve anëtare. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të ndihmojë diplomatikisht, por nuk e garanton anëtarësimin në INTERPOL.
Për këtë arsye, nëse Kosova synon anëtarësimin në vitin 2027, do t’i duhet të sigurojë paraprakisht mbështetjen e nevojshme dhe të ndjekë procedurën zyrtare të aplikimit.
Por, sipas të gjitha gjasave, kjo nuk do të ndodhë gjatë këtij viti, sepse Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it sivjet do të mbahet në Hong Kong, Kinë, nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor. Pra, Kina, si Kina, nuk mund të sjellë ndonjë zhvillim të ri në favor të Kosovës.
Pas Hong Kongut, në vitin 2026, Asambleja e 95-të e Përgjithshme e INTERPOL-it do të mbahet në Doha, Katar, në vitin 2027. Katari është zgjedhur si vend pritës, por data e saktë ende nuk është konfirmuar në burimet zyrtare.
Pra, për Kosovën, viti 2027 mund të jetë një mundësi për shqyrtimin e anëtarësimit, por vetëm nëse paraqitet kërkesa zyrtare dhe ajo futet në procedurën përkatëse.
Për anëtarësim, Kosova duhet të kalojë këta hapa: të paraqesë kërkesën zyrtare për anëtarësim, të dëshmojë se i plotëson kriteret e përcaktuara nga INTERPOL-i dhe të sigurojë mbështetjen e të paktën dy të tretave të votave të Asamblesë së Përgjithshme.
Çfarë e pengon Kosovën?
Pengesa kryesore duket të jetë sigurimi i votave të mjaftueshme dhe kundërshtimi diplomatik i Serbisë, krahas çështjeve që lidhen me kriteret e anëtarësimit. Kjo nuk do të thotë se Serbia ka të drejtën e vetos: vendimi merret me shumicën prej dy të tretash.
Për më tepër, Kosova aktualisht bashkëpunon me INTERPOL-in përmes mekanizmave ndërkombëtarë, përfshirë UNMIK-un, por kjo nuk është e barabartë me anëtarësimin e drejtpërdrejtë.
Pra, Kosova mund të anëtarësohet nëse paraqet një aplikim të ri dhe siguron mbështetjen e nevojshme. Në vitin 2027, Kosova mund të bëhet anëtare e INTERPOL-it, por kjo mbetet e kushtëzuar nga procedurat dhe votimi. Para këtij anëtarësimi, mund të vijë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Përparimi varet shumë nga diplomacia, lobimi dhe numri i votave që Kosova mund të sigurojë q ebesjme se do t’ia arrijë!
